Napoli ka idenë e çmendur për Ronaldo, gati ta shndërrojë në ‘Maradonën e ri’

E ardhmja e Cristiano Ronaldo është ende një enigmë. Për momentin e vetmja gjë e sigurtë është se portugezi dëshiron të largohet nga Manchester United për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm. Një objektiv që zvogëlon shumë rrethin e klubeve që e duan në skuadër, por gjithashtu lë të hapur një opsion shumë magjepsës.

Me daljen nga gara të Atletiko Madrid, Çelsi dhe Bajern Mynih, për ish-sulmuesin e Juventusit dhe Real Madrid, ka dalë në pah hipoteza e kalimit te Napoli. Një kthesë e bujshme që mediat spanjolle spekulojnë mbi të gjitha për marrëdhënien e shkëlqyer mes presidentit të Napolit Aurelio de Laurentiis dhe Jorge Mendes, agjentit të futbollistit.

Ideja që ngacmon Spalletti dhe i bën tifozët e jugorëve të ëndërrojnë. Aktualisht ky operacion shihet si jashtë parametrave të klubit. Sigurisht, Ronaldos i duhet shumë për të sakrifikuar në rrogën e tij sezonale, teksa në aspektin e imazhit, Napoli ka qenë gjithnjë superior ndaj yjeve të saj të skuadrës.

Gjithsesi, duke ditur rëndësinë e 37-vjeçarit, klubi i kaltër mund të prishë rregullat e zakonshme dhe të bëjë hapa pas për të pasur në skuadër Cristiano Ronaldo. Shumë pretendojnë se te klubi italian janë gati për t’i plotësuar kushtet portugezit dhe për ta shndërruar në Maradonën e ri.

Napoli është skuadra më e interesuar dhe më konkrete në pistën Ronaldo, hipotezë që për momentin nuk bind aq sa duhet futbollistin, i destinuar për t’u larguar nga Manchester United para fillimit të sezonit të ri.