Napoli mposht Cagliarin por vjen një lajm i keq nga Hysaj

0

“Premium Sport” raporton se Elseid Hysaj ka pësuar një lëndim në duelin ndaj Cagliarit.

Napoli shënoi fitore të thellë 5:0 ndaj Cagliarit duke përforcuar kryesimin në Serie A.

Por, dueli solli një lajm të keq për ekipin lider.

“Premium Sport” raporton se Elseid Hysaj ka pësuar një lëndim dhe kërkoi zëvendësimin në minutën e 74-të të ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

Napoli ka njoftuar se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do t’ju nënshtrohet testeve mjekësorepër të mësuar shkallën e lëndimit. /Lajmi.net/