Napoli ruan vendin e parë në Serinë A pas javës së gjashtë. Skuadra napolitane, e drejtuar nga Antonio Conte, fitoi pastër 2-0 përballë Monzas në stadiumin “Maradona”, ku gjithçka u vendos në pjesën e parë.
Rezultatin e zhbllokoi Politano në minutën e 22-të, duke e çliruar psikologjikisht ekipin vendës.
Goli i sigurisë nuk vonoi shumë, në të 33-tën, McTominay Tominay asistoi Kvaraskhelian, që nuk e humbi mundësinë për golin e 2-0. Gjatë pjesës së dytë, Napoli i Contes i mjaftua me administrimin e rezultatit, pa e rrezikuar fitoren, që e mban në krye të klasifikimit në Serinë A.