Napoli ul çmimin për Elseid Hysajn

0

Nga 25 milionë euro, Napoli është i gatshëm të pranojë 15 milionë euro nga Atletico për Hysajn.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, pritet të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar të verës.

Sipas asaj që raporton AS, Atletico dhe Napoli janë në bisedime të avancuara për shqiptarin.

Napoli fillimisht kërkoi 25 milionë euro për Hysajn, por dalëngadalë është duke ulur çmimin në 15 milionë, aq sa ka ofruar Atletico.

AS mëson nga burime të sigurta se klubi italian mund të pranojë propozimin e Atleticos; 15 milionë euro plus bonuse.

Hysaj dje iu bashkua skuadrës në parasezon. Ai u rikthye të punojë me Carlo Ancelottin me shpresën që së shpejti të transferohet në Spanjë.