Narrativa po ndryshon

INA
INA

10/06/2023

Shkruan: Arbër Zaimi

Nejse, narrativa po ndryshon. Ministrja e jashtme e Kosovës, e ftuar nga Blinken dhe e ulur krah tij në Riad. Bashkimi Europian refuzon fake-newset dashakëqija për sanksione ndaj Kosovës. KFOR-i zyrtarisht pranoi se dhuna e trazirave serbe në veri ishte organizuar nga grupe kriminale. Janë shtuar dhe po shtohen dita ditës zërat e rëndësishëm në Senat e Kongres të SHBA-ve, në Parlamentin Evropian apo në parlamentet e vendeve të rëndësishme si Gjermania e Britania, që mbështesin të drejtën dhe të vërtetën e institucioneve dhe qeverisë të Kosovës.

Vuçiqi ndërkohë, pardje i premtoi Eskobarit e Lajçakut se do ta përdorë ndikimin e tij për të bindur serbët të marrin pjesë në votime, sot paska deklaruar solemnisht se serbët nuk do marrin pjesë në votime pa marrë paraprakisht autonomi. Njësoj siç gënjeu në Bruksel e në Ohër, kur para garantuesve ndërkombëtarë u zotua për marrëveshje me Kosovën, e pak ditë më vonë nga Beogradi tha se Serbia nuk do ta zbatojë marrëveshjen. Sigurisht, ai ka mbështetësit e vet në perëndim, Serbia trashëgon një rrjet të gjerë influence, por me të tilla mashtrime të hapura edhe mbështetësit e tij do të pakësohen. Dikush thotë se Vuçiqi e ka blerë mbështetjen me armët që dërgon në Ukrainë, duke dhënë shenja se po afrohet me perëndimin, por deri më tash askush s’e ka parë Rusinë të shfaqë shqetësim.

Falë angazhimit të stafeve politike e diplomatike të qeverisë së Kosovës, falë angazhimit të gazetarëve të terrenit që faktuan çka ndodhi në veri, falë policëve të Kosovës, falë angazhimit të shumë shqiptarëve në diasporë, falë këmbënguljes së idealistëve edhe në rrjete sociale, falë opozitës së gjerë dhe shumë qytetarëve e intelektualëve jokonformistë në Shqipëri, narrativa e përgjithshme po ndryshon.

Natyrisht, vështirësitë nuk do të marrin fund, dhe qeveria e Kosovës duhet të tregojë elasticitet dhe kreativitet, njëkohësisht të ruajë parimet, ashtu siç nuk bën asnjë qeveri tjetër në Ballkan. Por kjo punë nuk bëhet me “rrugë të shkurtra” në prapaskena.

Në fund, siç po më duket, prapë do të triumfojë e drejta dhe e vërteta e Kosovës. Pak rëndësi ka se kujt do t’i mbetet turpi se punoi kundër kombit të vet, fundja faqja që s’ka cipë nuk skuqet.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Xhelal Zejneli

SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

menduh thaci ali ahmeti

Paqja mes BDI-së dhe PDSH

KALOSH-CELIKU

PLAKAT VIJNË PARA PRANVERËS

MUHAMED-HALILI

Të gjitha preambulat e Maqedonisë: si u cunguan të drejtat e shqiptarëve?

dijana toska

Kauza fetare parazgjedhore!

Shaban Murati

Sovranistët e leshit

medai-shaholli

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

Refik-HASANI

Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgaditet për luftë

Naser Pajaziti

Kush e solli Rusinë?!

INFO

NA NDIQ