NASA gati të nisë anije kozmike “për të prekur” diellin

0

Agjensia hapësinore, NASA është gati për të lancuar një nga projektet më ambicioze në historinë e saj. Anija kozmike robotike “Parker Polar Probe”, pritet të niset këtë fundjavë, në 11 gusht, në misionin për të prekur diellin!

Paisja do të dërgohet në atmoferën e jashtme të diellit ose të njohur ndryshe si korona.
Shkencëtarët sunojnë të arrijnë në distancën më afër të arritur ndonjëherë në raport me diellin.

Parker Solar Probe është objekti më i shpejtë i prodhuar nga njëriu, me një shpejtësi prej më shumë se 430.000 milje për orë.

Një mburojë e veçantë nxehtësie do ta ndihmojë paisjen të rezistojë në temperatura mbi 1500 gradë Celsius, si dhe të ruaj një temperaturë prej 30 gradësh në brendësinë e saj.

NASA ka bërë të ditur se Anija kozmike robotike do të marrë të dhëna për hapësirën rreth diellit në shtatë vitet e ardhshme.

informacionet e synuara konsiderohen tejet të vlefshme lidhur mbi karakteristikat dhe kushtet atmosferike të yllit.

Komentet

komentet