Naser Aliji pran rikthimit në Superligën e Zvicrës

0

Naser Aliji është shumë pranë rikthimit në Superligën zvicerane pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Dinamon e Bukureshtit duke refuzuar marrëveshjen e re, që i kanë ofruar drejtuesit e klubit rumun. Mbrojtësi i kombëtares nuk ndihet rehat në Rumani dhe pavarsisht se zhvilloi një gjysmë sezoni pozitive me Dinamon, ka vendosur të largohet. Kështu bën me dije media rumune digisport.ro, duke zbuluar dëshirën e anësorit shqiptar. Po kështu, hidhet dritë edhe mbi të ardhmen e lojtarit tonë të kombëtares, i cili preferon ta vazhdojë karrierën në Zvicër, për të qenë më afër familjes.

Naser Aliji luajti 16 ndeshje në fanellën e Dinamos dhe paraqitjet e tij u vlerësuan pozitivisht. 25-vjeçari arriti në Bukuresht në nëntor 2018, kur Dinamo u eliminua nga Kupa e Rumanisë. Në karrierën e tij, Aliji ka luajtur për Aargau U-16; FC Basel U-16, U-18 dhe U-21, FC Basel, Kaiserslautern dhe Virtus Entella. 500 mijë euro është çmimi në tregun e futbollit për Naser Aliji, sipas “Transfermarkt”. Andrei Sin pritet të jetë zëvendësuesi i Alijit te Dinamo Bucuresti. (Supersport)