Nasi Hani më 16 mars rikthehet dhe ngjitet në ring në Brooklyn –Nju Jork

Boksieri shqiptar nga Struga i peshave të rënda –deri 91 kg,  Nasi Hani, që vazhdon të qëndrojë në Amerikë, pas një periudhe të gjatë “abstenimi”, përsëri do të ngjitet në ring.

Siç u shpreh në bisedën telefonike vetë Nasi Hani vlerëson se ka humbur mjaft kohë pa ndeshje jo me fajin e tij por fati ishte ashtu.

“Mbase jam boksier edhe i pafat, sepse shumë ndeshje paraprakisht të kontraktuara janë anuluar, qoftë nga vet kundërshtari, qoftë nga menagerie i tyre, ose për arsye shëndetësore. Shpresoj se kësaj here çdo gjë është në rregull dhe më 16 mars do të ngjitem në ring kundër një boksieri 32 vjeçar, Segio Ramirez-Marin,  me origjinë meksikane që jeton në San Ysidro në Kaliforni. Ai gjatë karierës së tij prifesioniste ka zhvilluar 20 ndeshje prej të cilave në 15 ndeshje ka shënuar fitore (8 me KO) dhe ka pësuar 5 humbje (2 me KO) – (20 – 15 (8 KO) – 5 (2 KO) – 0)

Sergio Ramirez, ndeshjen e fundit e ka zhvilluar më 7 tetor të vitit të kaluar kundër Tyrone Spong dhe ka pësuar humbje.

Ndërkaq, Nasi Hani, nga 9 ndeshje zyrtare që ka zhvilluar ka shënuar 8 fitore (5 me KO) dhe një barazim dhe ate pikërisht në ndeshjen e fundit në Thun të Zvicrrës, kundër boksierit nga Belorusia, Yury Bykhautsou.

Pos kësaj ndeshje, Nasi Hani dhe stafi i tij kanë paraparë një sërë ndeshje gjatë periudhës së ardhshme, që do ta këthejë definitivisht Nasi Hanin në përditshmërinë e ringut profesinist dhe bisedimet vazhdojnë për ndeshjet e parapara të radhë, ku si zakonisht kundërshtarët nuk dihen aq herët pa përfunduar bisedimet.

Sipas një orari dhe planifikimi, Nasi Hani, përsëri në ring do të ngjitet:

  • – Më 13 korrik 2018 bokson në Mohegan Sun – Connectikut
  • – Më 26 dhjetor në Bern
  • – Më 19 janar 2019 në Newark-New Jersey
  • – Më 27 prill 2019 në Barclay Center-Brooklyn dhe
  • – Më 20 dhjetor 2019 në Bethlehem