“Nata e parë” e demokracisë shqiptare

Picture of INA
INA

13/09/2023

Shkëlzen Halimi
Rrënimi i shoqërisë shqiptare që pluralizmin dhe demokracinë i kishte konsideruar si elemente çliruese, filloi atëherë kur nisi keqpërdorimi pikërisht i pluralizmit dhe demokracisë. Fatkeqësisht, periudha e pluralizmit do të jetë periudhë e zymtë, periudhë e ngecjes. Ishte e pamundur që në demokracinë e xhunglës, ku mbijeton vetëm më i fuqishmi, të prodhohej diçka e mirë që do ta ushqente indin kombëtar. Shqiptarët që u ngjitën në pushtet, prodhonin vetëm politikë ditore që nuk vlente as si ushqim për gjallesat një-qelizore.
Nga ana tjetër, alarmi për krizën brenda shoqërisë shqiptare që moti ka filluar të jehojë. Por, janë vetë shqiptarët që çuditërisht nuk e dëgjuan atë zë, sepse ata që ishin ngulitur në pozitat udhëheqëse, politikën e kuptuan si instrument për realizimin e interesave personale e grupore. Pikërisht këta do të shquhen për veprime mesjetare.
Është e dhimbshme, por shqiptarët akoma nuk e kanë përjetuar “natën e parë” të demokracisë shqiptare, e cila vazhdon të përpëlitet midis ushejzave të droguara nga pushteti. Nga kujtesa shqiptare kanë ikur edhe ato ngjarje, përkatësisht pësime, prej të cilave duhej të nxirrnin mësime. Ikja zakonisht mbulohet nga harresa…
Gabimet e shumta do të jenë rrjedhojë e injorancës totale. Manifestimi në vazhdimësi i padijes tregoi qartë nivelin e mjerimit, nga i cili shqiptarët edhe shumë kohë nuk do të mund të dalin.
(Karikatura: Agim Sulaj)
TË FUNDIT

Inaugurimi i Trump – bileta deri në 4 mijë dollarë, por janë shitur të gjitha

Xumi debat të fortë me Gjestin, i përmend Xhenetën: Ta mori Edi

Sondazhi i ri: Ja sa për qind do ti fitoj Lëvizja Vetëvendosje

Ngjela: Ja pse viti 2025 do të jetë i rëndësishëm për shqiptarët

Andonovski: Për herë të parë ligj për qasjen e personave me aftësi të kufizuar nË ueb-faqet dhe aplikacionet shtetërore

Kallëzim penal kundër një personi nga Dibra, ka vjedhur rrymë elektrike tek fqinjët

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË