National Geographic: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

INA
INA

10/03/2024

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë dhe prestigjozja National Geographic i ka kushtuar një artikull minierës së Bulqizës, si një ndër depozitat me sasi të konsiderueshme të kësaj lënde.

Zbulimi i një sasie të madhe hidrogjeni thellë në një minierë shqiptare ka bërë që studiuesit t`i futen kërkimeve për më shumë gaz të bllokuar nën Tokë.

Puna gjeologjike në terren ndodh në të shumtën e herëve në vende të rrezikshme, që nga shpatet e vullkaneve shpërthyese e deri tek thellësitë e humnerës së ftohtë të Antarktidës. E megjithatë, priret të mos ndodhin në brendësi të minierave që shpërthejnë.

Pikërisht në një vend të tillë shkoi një ekip shkencëtarësh për të eksploruar: miniera e kromit në Bulqizë në Shqipëri, në verilindje të kryeqytetit Tiranë.

Dhe në vend që të kërkonin për minerale të çmueshme apo dhe formacione të ndryshme shkëmbore, ata po hulumtonin për shkakun e këtyre shpërthimeve: gaz hidrogjen i pastër, një burim energjie ky i rinovueshëm i aftë për të transformuar botën.

Ashtu sikurse është raportuar në një studim të fundit në revistën Science, ekipi arriti të gjente gazin. Thellë nën Tokë, ata hasën në një pishinë të vogël që vlonte si xhakuzi. “Gazi ishte vërtet intensiv”, thotë Bardhyl Muceku, një gjeolog i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe një prej autorëve që kanë marrë pjesë në studim. Rreth 84% e gazit ishte hidrogjen dhe ky ishte vetëm një nga vend-derdhjet në minierën e Bulqizës, që në total, nxirrte të paktën 200 tonë hidrogjen në vit.

Bota është vetëm disa vite larg të qenit të aftë për të nxjerrë vëllime domethënëse të gazit natyror të hidrogjenit nga Toka me efikasitet. Gjëja e parë që duhet të bëhet është që këto rezervuarë të gjenden.

“Kemi shumë punë përpara për t`u bërë,” thotë Geoffrey Ellis, një gjeokimist i naftës në Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së. Zbulimet si Bulqiza janë arsye për t`u mbushur me optimizëm se mund të ketë mjaftueshëm hidrogjen të bllokuar nën tokë për të fuqizuar planetin.

Rritja e hidrogjenit

Hidrogjeni është elementi më i zakonshëm në kozmos, por është vështirë të gjendet në Tokë. Kur nuk lidhet me përbërës të tjerë, mbetet thjesht një gaz pa ngjyrë që i pëlqen të arratiset drejt qiellit. Ky konsiderohet një turp, pasi nëse ne do ta kapnim atë, do të na ndihmonte në kalimin e ngrohjes pa nevojën e karburanteve fosile.

“Mund të përdoret si një rezervë energjie me karbon të ulët,” thotë Katriona Edlmann, një eksperte e gjeoenergjisë në Universitetin e Edingburgut, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

“Mund ta djegësh atë dhe ai thjesht prodhon ujë. Ose mund të përdoret në qelizat e karburantit dhe prodhon elektricitet. Gjithashtu mund të shpërndahet në të njëjtat mënyra si gaz natyror”.

Për njerëzimin nuk është e paditur se hidrogjeni ka dalë prej planetit Tokë prej shekujsh. “Ne kemi qenë në dijeni të rrjedhjes së hidrogjenit për mijëra vjet,” thotë Edlmann, “dhe xhepa të vegjël të mbushur me gaz mund të gjenden në të gjithë globin”.

Gazi i hidrogjenit, si një molekulë, është i vogël, i lehtë dhe difuziv, e për këtë arsye sipas shkencëtarëve çdo depo e nëntokës ka rrjedhur në hapësirë prej shumë kohësh.

Industria e naftës gjithashtu nuk ka qenë në kërkim të hidrogjenit. “Ata nuk kanë qenë të intersuar, nuk ishte ajo që kërkonin, dhe shpesh në kërkimet e tyre për depozitat e naftës apo të gazit metan, nuk e kanë raportuar praninë e hidrogjenit në raportet e kompanisë,” thotë Ellis.

Sot, hidrogjeni përdoret si një burim i vogël energjie elektrike, por çfarë është e rëndësishme është fakti që ai duhet të prodhohet. Ka një sërë mënyrash për ta bërë këtë që nga përdorimi i energjisë diellore për ta ndarë hidrogjenin nga molekulat e ujit, tek përdorimi i avullit për nxjerrjen e hidrogjenit nga gazi metan.

Por këto metoda ose janë tepër të shtrenjta, ose të përiruar për të lëshuar gazra serë, ose dhe të dyja. “Hidrogjeni i lirë është hapi kryesor drejt një ekonomie hidrogjeni,” thotë Ali Hassanpouryouzband, një shkencëtar i energjisë në Universitetin e Edinburgut.

Në një botë ideale, gazi i pastër i hidrogjenit i nxjerrë nga nëntoka do të ishte mënyra më ekonomike për të marrë substancën e vlefshme. Por kjo botë dukej prej kohësh imagjinare, deri kur në vitin 2012, u gjet në Mali një rezervuar i konsiderueshëm i gazit hidrogjen. Që prej atëherë janë gjetur hsumë xhepa hidrogjeni, duke përfshirë disa në Europë apo Amerikën Latine.

Tani, fakti që gazi i hidrogjenit nuk mund të bllokohet nën tokë, “nuk duket shumë i justifikuar”, thotë Ellis.

Gjuetarët e hidrogjenit

Por, ku tjetër mund të jetë “fshehur” hidrogjeni? Kërkuesit nuk mund të dalin thjeshtë në mënyrë rastësore për të kërkuar për të. Fillimisht, ata kërkojnë për të dhëna se ku prodhohet, pra duhet të dinë se si e bën Toka.

Edhe pse dihet se janë disa mikrobe ato që prodhojnë gazin, gjuetarët e hidrogjenit priren të përqëndrohen tek prodhuesit gjeologjikë. Shkëmbinj vullkanikë të pasur me hekur ose magnez në prani të ujit, i cili mund të prodhojë hidrogjen. Rrezatimi natyror që buron nga shkëmbinj të caktuar gjithashtu mund të ndajë ujin për të farkëtuar hidrogjen.

Miniera e Bulqizës në Shqipëri ishte një objektiv kryesor për hulumtuesit për dy arsye kryesore. Së pari, prehet në një shtrat të lashtë deti që daton që nga koha e dinosaurëve, që është i mbushur me lëngje dhe shkëmbinj vullkanikë të pasur me hekur, duke e bërë atë një fabrikë premtuese hidrogjeni.

Dhe e dyta, ai ka shpërthyer në disa raste, në vitin 2011, 2017 apo dhe 2023. Ky gaz u raportua fillimisht në vitin 1992, por edhe pas disa shpërthimeve të para, mendohej se fajtori për këtë ishte metani.

“Në fillim të këtyre incidenteve as nuk e mendonim se ishte hidrogjen”, thotë Muceku. Edhe pse u zbuluan sasi metani nga shkencëtarët në Bulqizë, pjesa më e madhe e gazit që dilte ishte hidrogjen. Me një minimum prej 200 tonësh në vit, ky është një nga derdhjet më pjellore të hidrogjenit të gjetura ndonjëherë.

Optimizëm për të ardhmen e hidrogjenit

Megjithatë gjuetarët e hidrogjenit nuk kënaqen më kaq. Ekipi i Mucekut vlerëson se miniera përmban gjithsej 5000 deri në 50 mijë ton avull të paqëndrueshëm. Depo me miliona ton gaz hidrogjeni janë të burgosura dhe po kërkohen nga hulumtuesit e fokusuar në energji.

I rëndësishëm këtu është fakti që ky gaz nuk shpërbëhej nga reaksionet gjeologjike të padobishme. “Ky akumulim duhet të ishte formuar gjatë një periudhe dhjetëra mijëra vjeçare,” thotë Ellis.

Ndërsa Muceku shpjegon se kur miniera u pre në thellësi, hidrogjeni filloi të arratisej dhe të shkaktonte shpërthime aksidentale. Gërmimet duket se kanë çarë çatinë e një rezervuari të fshehur.

Pllakat e zhvarrosura në fund të detit ishin gjithmonë objektiva me prioritet të lartë për gjuetarëët e gazit të hidrogjenit, por ky studim ka nënvizuar një nocion të ri, se ndoshta kemi të bëjmë me fillimet e një epoke të re, që energji hidrogjeni mund të gjenten në lloje të ngjashme të sarkofagëve tektonikë në të gjithë botën.

Historia sapo ka filluar të shkruhet!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

IMG_1265

Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

FB_IMG_1713533454518

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

banka-popullore-800x445-780x439-1

Lehtësim të politikës monetare, në gjysmën e dytë të vitit

IMG_1268

Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

boki-649x430

Boki 13: Kam kërcënime nga politikanët aktualë nga pushteti! Zoran Zaev është gjithçka, vetëm jo njeri që e mbron ligjin

kurti mediat

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

nafta tregjet

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

INFO

NA NDIQ