NATO vendos trupa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut: Synojmë gatishmërinë dhe mbështetje për KFOR-in

Picture of INA
INA

30/09/2024

Pothuajse 200 trupa nga Forcat e reja Aleate të Reagimit (ARF) do të dislokohen në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut nga 30 shtatori deri më 16 tetor, për stërvitje që synojnë “gatishmërinë e tyre dhe mbështetje për KFOR-in”

Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të dislokohen, që kur kjo forcë u krijua në korrik të vitit 2024.

Në Kosovë do të dislokohen 50 trupa të Ekipit Operacional të Ndërlidhjes dhe Zbulimit (OLRT) të ARF-së, ndërkaq 150 të tjerë në Maqedoninë e Veriut.

“Personeli i dislokuar do të performojë aktivitete stërvitore për të mbajtur në nivel të lartë gatishmërinë dhe për të testuar aftësitë e tyre dhe procedurat për dislokim të shpejtë të një force të madhe. Një pjesë e selisë së ARF-së do të integrohet përkohësisht në komandën dhe strukturat kontrolluese të misionit të KFOR-it dhe do të ketë për detyrë që të identifikojë kërkesat e mbështetjes logjistike, mbështetjen infrastrukturore dhe operacione për KFOR-in në rast të nevojës për një përforcim të pranisë së KFOR-it”, u tha në njoftim.

Sipas NATO-s, ARF-ja është një forcë strategjike, e gatishmërisë së lartë me aftësi të shumë fusha. Kjo forcë mund të dislokohet shpejt dhe mund të ofrojë ndihmë në mbrojtje në skenare të ndryshme.

NATO tha se dislokimi i fundit, së bashku me dislokimet e bëra më herët gjatë këtij muaji në Kosovë të Forcave Strategjike Rezervë (SRF), dërgojnë “mesazh të qartë të vendosmërisë të fortë të NATO-s dhe përkushtimit për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe aftësinë e aleancës dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur”.

Së fundi, Kosovë janë dislokuar trupa të Britanisë për të marrë pjesë në stërvitje me trupat e misionit paqeruajtës të aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR.

Ndryshe, KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.

Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës. (REL)

TË FUNDIT
5 sekonda
Ulja e marzhës nuk vërehet në terren, qytetarët: Çmimet e produkteve janë të larta
2 minuta
Deri 60 gra në vit preken me kancerin e gjirit
3 minuta
Nënshkruhet marrëveshja, Maqedonia e Veriut merr hua 500 milionë euro nga Hungaria
5 minuta
Shaqiri i përgjigjet Kuzesksë: Le ta tërheqin ligjin për branitellat, ulemi dhe bashkërisht përpilojmë ligj ku do të përfshihen edhe ish-ushtarët e UÇK-së
1 orë
Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1 ditë
“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë
21 orë
Vdekja e foshnjës 14 muajshe, BDI: Arben Taravari të jap dorëheqje
1 orë
GAZA PAS NJË VITI LUFTE: Vdekje, shkatërrim dhe dëshpërim
1 ditë
MEPSO: Në panik të madh, BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës
7 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

supermarketet-800x445

Ulja e marzhës nuk vërehet në terren, qytetarët: Çmimet e produkteve janë të larta

tetori roz kanceri ne gji

Deri 60 gra në vit preken me kancerin e gjirit

hungaria

Nënshkruhet marrëveshja, Maqedonia e Veriut merr hua 500 milionë euro nga Hungaria

rijad shaqiri

Shaqiri i përgjigjet Kuzesksë: Le ta tërheqin ligjin për branitellat, ulemi dhe bashkërisht përpilojmë ligj ku do të përfshihen edhe ish-ushtarët e UÇK-së

vesna-janevska-780x439

Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni

gaza palestina izrael

GAZA PAS NJË VITI LUFTE: Vdekje, shkatërrim dhe dëshpërim

5a3fcac5-f00a-4f76-bcef-10558a3fc7a3

Venera Latifi-Azizi, femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

kazino lotari

Kazinot në Maqedoni: Argëtimi që u bë kërcënim për shoqërinë?!

profesori serb

Profesori serb rikthehet në Prishtinë pas 27 vitesh: I kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet e dhimbjet nga Serbia

INFO

NA NDIQ