NATO firmos protokollet për Suedinë e Finlandën

30 shtetet e NATO-s kanë nënshkruar protokollet për pranimin e Suedisë dhe Finlandës, duke bërë që vendimi për anëtarësimin e këtyre dy shteteve të dërgohet në kryeqendrat e aleancës për miratim legjislativ.

Ky vendim konsiderohet hap historik që është nxitur nga lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë. Presidenti i Turqisë Erdogan deklaroi se Finlanda dhe Suedia duhet së pari të mbajnë premtimet e bëra ndaj Ankarasë, në të kundërt ratifikimi për anëtarësimin e tyre nuk do t’i dërgohet parlamentit turk.

Vendimi i Suedisë dhe Finlandës për t’iu bashkuar aleancës ushtarake erdhi pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt dhe hapave të tjerë agresivë që Kremlini ka ndërmarrë në rajon.

Opinioni publik në këto dy shtete nordike shpejt përkrahu anëtarësimin në NATO pas nisjes së pushtimit.

Secili shtet i aleancës ka sfida dhe procedura të ndryshme legjislative që duhet të kalojë dhe mund të duhen edhe disa muaj të tjerë që zyrtarisht këto dy shtete të bëhen anëtare të NATO-s.

“Kjo është ditë e mirë për Finlandën dhe Suedinë dhe një ditë e mirë për NATO-n. Me 32 shtete në aleancë, ne do të jemi edhe më të fuqishëm dhe njerëzit tanë do të jenë edhe më të sigurt teksa ne përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në dekada”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s./ Alsat.mk