NATO: Aktualisht kemi prezencë të mjaftueshme në Kosovë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

05/01/2023

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare nga Kosova për shtimin e numrit të trupave në misionin e saj, KFOR.

Një zyrtar i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se KFOR-i aktualisht ka kapacitetet e nevojshme për të ofruar siguri dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët, bazuar në mandatin që ka.

“KFOR-i mbetet plotësisht i aftë për të përmbushur misionin në përputhje me mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara”, tha zyrtari i NATO-s.

Ky qëndrim pason thirrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili kërkoi që NATO-ja të shtojë numrin e trupave paqeruajtëse në Kosovë, pas tensioneve të fundit me Serbinë.

“Një rritje substanciale e ushtarëve të NATO-s dhe pajisjeve ushtarake në shtetin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti për gazetën gjermane, Die Welt më 1 janar.

I pyetur nëse NATO-ja do ta shqyrtonte një kërkesë eventuale zyrtare të Qeverisë së Kosovës për shtimin e kapaciteteve, zyrtari i NATO-s tha se “çdo ndryshim në prezencën e NATO-s bazohet në rrethana dhe kushte të caktuara”.

“Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes janë në rrezik”, tha zyrtari i NATO-s për REL-in.

Duke iu referuar thirrjes së kryeministrit Kurti, ky zyrtar tha se NATO-ja ka qenë e përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor për dekada dhe se misioni i KFOR-it, me afro 4.000 trupa, është “demonstrimi më i prekshëm i këtij angazhimi”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Moti_26-780x470-1

Vjen një valë e nxehtë në Maqedoni – Temperaturat do të rriten drastikisht deri në 30 gradë

Kuvendi-Kosoves

Kuvendi i Kosovës sot mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

kuvendi talat xhaferi

Në Kuvend mbledhja e re e fundit e kësaj përbërje parlamentare, në rend dite Deklarata për përvjetorin e NATO-s

basha lulzim

Basha: T’i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë

IMG_0189

Kosovës iu hap rruga për t’u bërë pjesë në KiE, reagon kryeministri Kurti

Kurti OKB Keshilli i Sigurimit

Albin Kurti është lojtari kryesor i ndërkombëtarëve në Ballkan, ja kush e thotë? (VIDEO)

ejup maqedonci

Mësohet se kur arrijnë “Javelinët” në Kosovë

policia-mk

Bastisje për vrasjen e mjekut në Shkup, arrestohet dy persona

Ali Ahmeti Ziadin Sela

Arrihet marrëveshja Ahmeti-Sela, ASH me 5 mandate të sigurta

INFO

NA NDIQ