Nazar Mehmeti, President i Rrjetit Ndërkombëtar të Diasporës Shqiptare nuk ka të ndalur

0

Beqir Sina

Në lokalin e njohur “Fiorino” në Nju Xhersi, pronë e veprimtarit Zabit Bytyqi mbrëmë janë takuar Nazar Mehmeti, President i Rrjetit Ndërkombëtar të Diasporës Shqiptare, Biznesmen dhe Filantrop, Elmi Berisha, N/President i Rrjetit Ndërkombëtar të Diasporës Shqiptare, dhe anëtarët e bordit biznesmenët e suksesshëm Zabit Bytyqi, dhe Ejllo Ahmetaj.

Qëllimi i takimit ka qenë një bisedë e cila u zhvillua për një organizim të ri dhe të fuqishëm lobimi në promovimin e bizneseve shqiptare, kudo në Botë, e posaqërisht në prioritet ka qenë Amerika, Kanadaja, dhe Europa, ku ka më shumë biznese shqiptare. Po ashtu është biseduar edhe për të implementuar një impakti zingjiror, dhe pozitiv që premton më shumë për të ardhmen ekonomike të botës biznisore shqiptare.

Prioritet tjetër i kësaj bisede ka qenë edhe vazhdimi i rrugës së fuqishme të Rrjetit Ndërkombëtar të Diasporës Shqiptare , në lobimin e tyre në Ëashington dhe diskutimi mbi situatën politike në Kosovë, mbas zhvillimeve më të fundit.

Ndërkaq, në vazhdimim të planeve nga Konferenca Ekonomike në Dallas, gjatë këtyre bisedimeve është theksuar se do të mbahen edhe takime të tjera më të gjëra, edhe në Europë(Francë), me synim që të lidhen edhe më shumë bizneset e Diasporës nga Evropa me bizneset e Kosovës, dhe të identifikojnë mundësitë e investimeve dhe eksporteve për produkte dhe shërbime të tjera në fushën e biznesit nga Kosova dhe Diaspora. Presidenti i këtij rrjeti Nazar Mehmeti theksoi se takimi ishte i ngrohtë dhe mjaft i suksesshëm, me diskutime të pa konstetueshme për secilën mendim që është dhënë edhe në pajtim me takimet e fundit të Rrjeti Ndërkombëtar të Diasporës Shqiptare në Dallas në Maj, si pjesë e fuqishme e diasporës shqiptare, për të treguar se sa mund të kontribuojë më së miri në zhvillimin ekonomik në Ballkan, biznesi i shqiptarëve në diasporë dhe Rrjeti Ndërkombëtar të Diasporës Shqiptare. (INA)