Nazarko: Çfarë duhet të bëjë Basha për të tërhequr elektoratin “gri”!

0

Analisti Mentor Nazarko komentoi në rubrikën“Opinion”, në News24, zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke thënë se “Basha duhet të bëjë maksimumin, të fusë një fluks të ri idesh dhe figurash të reja në ekipin, që do të konkurojnë PS në zgjedhjet e ardhshme”.

Sipas Nazarkos, aktualisht potenciali opozitar ishoqërisë është i lartë dhe kalon mbi 50%, ndaj dheBasha duhet të tregohet tërheqës dhe i kujdesshëm përtë fituar besimin e kësaj pjese gri.

“Basha do duhet ta kapërcejë modelin e Berishës, që ishte shumë i suksesshëm me KOP-in, me kundërshtarët e rikthyer, me teknokratët e administratës së UNMIK, miq të vajzës së zotit Berisha, Bashën përfshirë. Basha i 2004-2005 ishte një figurë tërheqëse. Figurat që kishte përballë nga ana e PS- së në debate ishin demode, ndërsa ai kishte një gjuhë perëndimore. Basha i sotëm, që ka bërë disa hapa para, ka një ndryshim pozitiv me fushatën e vet me shenja të moderimit, por ama me procesin e fundit nuk jep shenja optimizmi të ngjashme me KOP-in e Berishës. Gjatë kësaj periudhe shoqërisë sonë i janë ofruar figura të reja në debate si ato të Universitetit, etj dhe PD e sotme mund të kishte thithur ato. Ky mekanizëm që u zgjodh mesa duket nuk e ofron këtë fluks. Edhe integriteti apo eksperienca politike e Komisionit të të urtëve nuk është garanci për cilësi të fluksit të përzgjedhjes. Ndërkohë, Rama megjithë konsumin e llahtarshëm të dy mandateve, muajt e fundit është përpjekur të tregojë se rezonon apo sintonizohet me këto prirje jashtëpartiake.