Nazim Bushi mori drejtimin e MPB-së, do të jetë ministër deri në formimin e qeverisë së re

Picture of INA
INA

31/05/2024

Ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskit sot i ka përfunduar edhe zyrtarisht mandati.

Ai ka dërguar një deklaratë për mediat në të cilën shkruan se përgjegjësinë e merr zëvendësministri aktual i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, pra do të kryejë funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor dje shpalli rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2024, me të cilat zyrtarisht përfundoi mandati im si Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Teknike për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, dhe sipas Ligjit për Qeverinë, zëvendësministri i mëparshëm i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi merr përgjegjësinë, pra do të kryejë funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme deri në zgjedhjen e një Qeverie të re.
Me këtë rast dua të theksoj se periudha e kaluar ishte e mbushur me shumë sfida, por së bashku me ekipin tim treguam se me punë, profesionalizëm dhe ndershmëri mund të arrihet shumë për vendin tonë. Arritëm të siguronim stabilitet dhe besim në procesin zgjedhor, pra lirisht mund të them se organizuam zgjedhjet më demokratike ndonjëherë, që ishte edhe synimi ynë kryesor”, shkruan Pançevski.

TË FUNDIT

Mickoski pas akuzave të Arsovskës: Shteti ka institucione – le të veprojnë!

Danella Arsovska: Luanat e VMRO-së po i mbrojnë komandantët e UÇK-së

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ushtar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina

Parisi kërkon ta përfundojë me titull të botës edicionin historik

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

Pioli kthehet në Itali, merr drejtimin e Fiorentinas

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË