Nazim Bushi në Bruksel, flet për çështjet e sigurisë në rajon

INA
INA

16 Maj, 2023

Zëvendësministri i brendshëm i RMV-së, Nazim Bushi ka qenë pjesëmarrës në takimin e nivelit të lartë të BE-së me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare dhe aspirante.

Bushi ka theksuar se problemi i përhapjes së pakontrolluar të armëve të vogla dhe të lehta gjatë viteve të fundit paraqet një temë serioze në agjendën ndërkombëtare, rajonale dhe atë nacionale, e cila mund të ketë pasoja të mëdha për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve ku është e pranishme kjo dukuri dhe të shpie drejt abuzimeve të ndryshme, rritjes së krimit dhe dhunës.

“Me këto fjalë, sot, si përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut iu drejtova kolegëve, Ministrave të Brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian gjatë mbledhjes së nivelit të lartë organizuar nga Komisioni Europian në Bruksel. Më gëzoi fakti se gjatë kësaj mbledhjeje të rëndësisë së lartë dhe shumë të rëndësishme për të gjitha vendet europiane, i pranishëm ishte edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell. Qëkur në Londër, gjatë Samitit të mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit, Ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor miratuan Udhërrëfyesin, nisën harmonizimin dhe rishikimin e Strategjisë për Kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta si dhe realizimin e planit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2022-2024, plan ky plotësisht i harmonizuar me Udhërrëfyesin, me ç’rast shtatë synimet të përcaktuara në Udhërrëfyes janë kthyer në objektiva strategjikë me qëllim Kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta”, theksoi Bushi.

Ai ka nënvizuar se në takim ka informuar kolegët e tij ministra të pranishëm në këtë mbledhje të KE-së se gjatë viteve të fundit Republika e Maqedonisë së Veriut është angazhuar në mënyrë aktive për zbatimin e aktiviteteve në procesin e krijimit të një sistemi të kontrollit gjithëpërfshirës të armëve, në përputhje me qëllimet e përcaktuara në Udhërrëfyes dhe në Strategjinë Nacionale për armët e vogla dhe të lehta si dhe në planin e veprimit.

“Në kuadër të zbatimit të objektivave të Udhërrëfyesit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera kompetente janë duke punuar në mënyrë aktive në harmonizimin e legjislacionit në fushën e armëve të vogla dhe të lehta dhe lëndëve shpërthyese me rregulloren europiane. Shfrytëzova rastin që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të falënderoj të gjitha organizatat ndërkombëtare, të cilat sistematikisht na përkrahin në zbatimin e synimeve të përcaktuara në Udhërrëfyesin e BE-së. Andaj si rezultat i këtij bashkëpunimi, MPB bashkë me UNDP-në në periudhën e kaluar, kanë zhvilluar dhe vënë në përdorim sistemin informativ të policisë për regjistrimin dhe dokumentimin e incidenteve që kanë të bëjnë me armët. Gjatë përfundimit të fjalimit, të pranishmit i informova se një pjesë e sfidave që qëndrojnë para nesh janë rritja e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit me ta dhe marrjes së informacioneve për rezultatet e procedimeve”, ka theksuar zv/ministri Bushi.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

permbarues

VIDEO/Përmbaruesi ia mori shqiptarit nga Shkupi parcelën 470.000 euro, për borxh 30 mijë euro

pendarovski-nato

Pendarovski: NATO s’do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës

aksident

Aksident i rëndë në Maqedoni, tre të vdekur, mes tyre një 15 vjeçare

kroacia

Kroacia ja mori krejt punëtorët sezonal Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ