Nazmi Beqiri sërish i përgjigjet Nazmi Maliqit (3)!

0

Nazmi Beqiri

Nazmi Maliqi, prapë e kishte ndërruar temën në reagim ndaj shkrimit tim. Nuk i përmend temat e brengat që i kam shprehë, ngase qenka konsultuar me ca miq të vet që i paska në BDI, i cili, mbase edhe paraqitjen në media, ku na paditë për krime e antishqiptari, i ka bërë me konsultime të po të njëjtëve shokë, dhe i paskan thënë që mos të merret me mua, ngase qenkam zgjuar vonë nga gjumi parazgjedhor.

Po. Jam themelues i BDI-së. Organizimin tonë e kemi bërë në formën e organizmit të njeriut. Aty ka frymë, hekur, gjak, limfë. Trupi përbëhet nga gjymtyrët e tij, organet e brendshme në të cilat kanë edhe funksion fiziologjik. Të gjithin e komandon truri. E detyron të punojë, veprojë, por edhe të pastrohet përmes veprimeve fiziologjike.

Nuk di me çfarë elemente të brendisë së Bashkimit tonë Demokratik është konsultuar, ngase truri dhe gjaku me zemrën (figurativisht) e dinë se atyre gjërave që i kam thënë në formimin e Bashkimit… në fjalë (po u qëndroj konsekuent edhe sot e kësaj dite e do t’ u qëndroj prore). Se nuk do të kandidohem për mandat tjetër të deputetit dhe se nuk do të futem kurrë në ekzekutiv ka qenë e publikuar në faqet e para të disa gazetave.

Në vend që t’u përmbahet temave të rrahura që në fillim ai flet për një biografi të tijen duke treguar edhe ku e ka marrë bazën e formimit të tij intelektual dhe fushën e studimit të tij dhe çka ka punuar pastaj.

Tre publikime, me tri tema të ndryshme, vërtetë s’ia vlen më të polemizoj me të, se, a e shihni se ai po tregon vet pa e pyetur. Respekt lexuesve…

Ky reagim vjen si përgjigje ndaj shkrimit të Nazmi Maliqit të botuar në INA – Iliria New Agency

https://ina-online.net/nazmi-maliqi-i-pergjigjet-nazmi-beqirit-kerkim-falje-eshte-vlere-dhe-jo-ofendim/