Nazmi Maliqi i përgjigjet Nazmi Beqirit: KËRKIM FALJE ËSHTË VLERË DHE JO OFENDIM

0

Shkruan: Nazmi MALIQI/

Shumë miq nga BDI –ja, më sygjeruan se nuk ke pasur nevojë që të merresh me reagim e N.Beqirit, se ai ka tjera arsye pse me vones, tash është zgjuar nga gjumi parazgjedhor.

I nderuar N. Beqiri, kur thuani “Atë që dijnë ta bëjnë, e tregojnë vet, e nuk ka nevojë t’i pyesim. Me rastin e pataqitjes së pjekurisë shqiptare që të barazohen, apo të barazohet me të tjerët në vendin që i takon (kryeministrin), – profesori, në vend që të ndihmojë me dijen e tij (nëse e ka), për realizimin e këtij projekti, ai tha, se: “së pari t’i kërkojnë falje popullit shqiptarë…, e mandej të kërkohet kryeministri, ka kuptim kur… në vend që t’i kërkojë falje popullit për 18 vite qeverisje…(N. Maliqi)” . Te kjo pjesë e reagimit të juaj u mbështet reagimi i im.

Unë asgjë nuk thash të re, përveç asaj që kisha thënë në elaborimin e mëparshëm, përse e për çfarë BDI, duhet të kërkojë falje, e mandej të thirret në kryeministrin shqiptar. Por edhe njëherë po ju sygjeroj që të lexojë edhe pronocimin e të nomminuarit për kryeministër, kur ideja për kryeministër shqiptar është lakuar keqas nga vetë i nominuari i BDI-së, Naser Zimberi.

Po përsëris, paraqitjen e N.Beqirit e kuptoj si servilitet, KU AI E NGATRRON KËRKESËN PUBLIKE PËR KËRKIM FALJEN PËR POLITIKAT E DËSHTUARA TË BDI–SË .

Do të ishte mirë për kompletimin e reagimit të sërishëm të tij, të bazohej pak edhe në librat e mia, Gjurmë politike, Shpalosje, Persiatje politike, Përafrimi Republikës së Maqedonisë në NATO, apo edhe të shfletojë edhe pronocncimet e mia për UÇK-ën edhe në libra por edhe në shtypin ditor.

Ndoshta ka pasur nevoj që të shfletoj diçka edhe nga veprimet e mia si zëvendës ministër në vitet 1993 -1994, apo edhe si deputet i Karshiakës 1994 – 1998, apo edhe diçka edhe më shumë, si aktivizua nëntoka politike kundër meje, për kandidimin tim si kandidat për deputet jashtë partiak, kandidat i pavarur në vitin 1998.

Rrugëtimi akademik i imi ishte prej mbarimit të fakultetit në Beograd në vitin 1981 e deri më sot; kisha një kënaqësi prindërore që isha profesor për shumë vite në Kumanovë. Kur edhe u diferencuam me shumë profesorë në shtator të vitit 1987, sipas regjimit të atëhershëm, nga pozitat e nacionalizmit dhe seperatizmmit shqiptar, vetëm pse mbrojtëm kërkesën legjitime, mësimi në shkollat e mesme të realizohet në gjuhën shqipe. Atëherë kishim një solidaritet me nxënësit, me prindërit dhe një përkrahje nga shqiptarët e Kumanovës dhe më gjerë.

Peticionin, e shkurtit të vitit 1990, me mbi treqindmij nënshkrime, për rihapjen e paraleve në gjuhën shqipe, që e organizuam në tërë hapësirat ku jetojnë shqiptarët në Republkën e Maqedonisë.

Ky angazhim nuk na shkoi kot, arritëm që edhe në Kuvendin e Maqedonisë, para se të formohen partitë politike të mbrojmë kërkesën legjitime, për rihapjen e paraleleve në gjuhën shqipe, në tërë hapsirat ku jetojnë shqiptarët.