Ndahen binjaket në Australi, operacioni zgjati 6 orë dhe morën pjesë 18 mjekë (Foto)

0

Kirurgët kanë ndarë me sukses dy binjaket, Nima dhe Dawa, pas një përpjekjeje maratonë që përfshiu një ekip mjekësor prej 18 vetash.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke folur në Spitalin Mbretëror të Fëmijëve në Melburn të Australisë, të premten, kreu i kirurgjisë pediatrike, Dr. Joe Crameri tha se operacioni kishte marrë rreth gjashtë orë dhe vajzat ishin dërguar për mbikëqyrje, ku po bënin mirë.
“Nëpërmjet këtij udhëtimi mësuam se Butani është sigurisht vendi i lumturisë. Por unë jam shumë i kënaqur të raportoj sot se nuk është vendi i surprizave”, ka thënë Dr. Crameri.

Ai tha se ishin në gjendje të ndanin mëlçinë e vajzave pa ndonjë gjakderdhje të madhe dhe ata gjetën se nuk kishte edhe lidhje të rëndësishme të zorrëve.

“Sfida kryesore sot, siç menduam, u bë rindërtimi i barkut, kështu që të dyja zonat u mbyllën”, tha ai.
Gjithashtu një kirurg plastik ndihmoi në suksesin e mbylljes së muskujve dhe lëkurës për të dy vajzat.

Dr. Crameri përgëzoi ekipin dhe tha se puna e jashtëzakonshme dhe përgatitjet e bëra për operacion ia kishin vlejtur.

Gjatë operacionit, nëna e binjakëve kishte vendosur të priste në një tempull budist dhe të lutej. Një infermiere ishte pranë saj. /Telegrafi/