Çmimet për storjet dhe fotografitë më të mira gazetareske me temën “Faktet dhe dezinformatat rreth ndryshimeve klimatike” u ndanë sot në Zyrn e BE-së në Shkup.
Çmimi i parë për tekstin më të mirë gazetaresk “Ndotja e ajrit në Maqedoni merr 5.000 jetë në vit sikur të ishim në luftë” nga autoret Sunçica Nikollovska nga MRT, Mirjana Mirçevska Jovanoviq nga Kanal 5 dhe Pelagia Mladenovska nga IRL, të botuar në platformën Doma.edu.mk pranë Institutit për Studime të Komunikimit.
Çmimi i dytë iu dha gazetares Divna Gordanova Karagjovska për video-reportazhin për TV Terra nga Manastiri “Si ta shpëtojmë molikën”. Çmimi për fotografinë më të mirë i shkoi fotoreporterit Boris Grdanovski nga “Nezavisen”.
Gazetarët Katerina Topallova nga MRT dhe Orce Kostov nga Fokus morën lëvdata për storjet.
Fitueset e çmimit të parë Nikollovska dhe Mirçevska-Jovanoviq shprehën mirënjohje për çmimin, duke theksuar se të jesh gazetar sot do të thotë të jesh zëri i qytetarëve dhe i qeverisë, dhe se vetëm me transparencë dhe përgjegjësi mund të kërkojmë ndryshim. Ata theksuan se çmimi është një dëshmi se si tre media mund të prodhojnë një produkt të shkëlqyer dhe janë një shembull i raportimit të mirë.
“Këtë aktivitet e organizojmë në prag të 3 Majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, kur i kujtojmë vetes sa e çmuar është liria e shprehjes për ne si qytetarë dhe gazetarë. Liria për të bërë pyetje dhe për të ngritur çështje përmes medias, por edhe liria për të kritikuar, të mbështetur nga faktet, kur gjërat në komunitet nuk po shkojnë mirë. Me këtë rast, u kujtojmë autoriteteve në vend dhe në mbarë botën që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të nxitur një klimë të lirisë së shprehjes, media të lira nga presioni dhe kontrolli nga figurat politike apo të biznesit, si bazë për përparim të vërtetë demokratik”, tha Biljana Georgievska, drejtore ekzekutive e SEMM, në fjalimin e saj.
Euroambasadori Rokas, i cili i ka dorëzuar çmimet, tha se këto çmime vijnë nga një projekt i BE-së për mbështetje të gazetarisë si e mirë publike, këto çmime e njohin punën tuaj, ajo punë mbulon çështje që janë të rëndësishme për të gjithë ne si evropianë.
Rokas theksoi se ne fillimisht duhet të vetedukohemi por edhe të tjerët duhet t’i kenë rritur burimet e besueshme dhe duhet të bashkëpunojmë për sfidat gjithmonë kur do të përballemi me ata dhe e dimë se ka shumë.
Çmimet gazetareske janë pjesë e aktiviteteve të projektit Ndërtimi i besimit në media në EJL mbështetje për gazetarinë si e mirë e përgjithshme, e mbështetur nga UNESKO ndërsa e financuar nga BE-ja.