Ndahet nga jeta aktivisti i njohur strugan, Ziadin Sela me një dedikim pikëllues

Ka ndërruar jetë aktivisti i njohur strugan nga Velesha, Vibar Hani. Ai ishte i njohur si veprimtar i dalluar i lëvizjeve kombëtare gjatë periudhës së kaluar. Për figurën e tij një dedikim të vecantë ka shprehur edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ja porosia e tij në kujtim të Hanit:

“Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të shokut, mikut, bashkëqytetarit tonë, veprimtarit dhe aktivistit nga Veleshta, Vibar Hani, na pikëlloi thellë.

Familja Hani humbi anëtarin e tyre të sinqertë, të urtë e të devotshëm. Veleshta aktivistin e shquar, Struga qytetarin shembullor, ndërsa shqiptarët humbën një veprimtar të ndershëm.

Vibar Hani u prehtë në paqe, ndërsa familjes dhe gjithë atyrë që e njohën dhe punuan me të, ngushëllime të sinqerta!”, ka shkruar Sela.

Vibar Hani  gjithmonë ka qenë në ballë të proçeseve politike dhe nacionale. Pas viteve të 90-ta ka qenë njëri ndër organizatorët e ngjarjeve të bujshme politike të kohës. (INA)