Arti në Zi! Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

INA
INA

05/12/2023

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Mirush Kabashi ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.
Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, vendi dytë në rajon

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

shqiper kosov

Filloi zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

pompa-benzines-derivatet-naftes

Lirohet çmim i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoni

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Përpos liderëve këto janë emrat e disa kandidatëve për deputetë që po kalkulohen në Nj.6 zgjedhore?!

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

INFO

NA NDIQ