Ndahet nga jeta Artan Lame, një figurë e njohur publike shqiptare

Picture of INA
INA

22/05/2025

Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës dhe figurë e njohur publike shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Ai ndërroi jetë në një spital në Mynih, Gjermani, pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër nga e cila nuk mundi të rikuperohej .

Lame ka mbajtur poste të larta shtetërore, përfshirë drejtimin e Agjencisë së Legalizimit dhe më pas të Kadastrës, si dhe ka qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste. Ai njihej gjithashtu si publicist, studiues i historisë shqiptare dhe veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore .

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka shkaktuar trishtim të thellë në opinionin publik. Kryeministri Edi Rama reagoi me një mesazh ngushëllimi, duke thënë:

“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit e vajzës së tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”.

Artan Lame lindi në Tiranë në vitin 1967, gjatë karrierës së tij ai dha një kontribut të çmuar për zhvillimim dhe avansimin e shoqërisë shqiptare. (INA)

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji për përfaqësim adekuat nuk kalon

Katër receta me ujë e limon për humbje të peshës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË