Ndahet nga jeta ciceroni shqiptar i Las Vegasit

ina-online
ina-online

11/01/2024

Beqir Sina/INA

Tronditëse për mbarë komunitetin shqiptaro Amerikan…! Ka shkruar poeti Sami Mulaj, nga Nju Xhersi, teksa ai ka dhënë lajmin e kobëshëm se është ndar nga jeta përkthyesi Pirro Dollani, një mik i ngushtë dhe i hershëm i Mulajt.

“Sa trishtim për mue e gjithë miqtë e shokët e tij të shumtë, për familjen e fëmijtë e tij të mrekullueshëm” shkruajti Mulaj, për ndarjen nga jeta të Pirro Dollanit !

Ai shkruajti se “Cicëroni shqiptar i Las Vegas, njeriu i madh i letrave shqipe, krijues e muzikant pasionant, mjeshter bashkëkohor i bibliotekës e përkthimit të letërsisë sonë, miku i vërtetë i komunitetit shqiptaro amerikan në Nevada e gjithe Amerikën. Njerëz si Pirro Dollani që shkëlqejnë në jetë nuk harrohen. Gjithmonë do të kujtojmë me nderime, dhimbshuri e respekt vellaj e miku ynë i pa shoq!” thotë Sami Mulaj.

Gëzim Kabashi shkroi se Pirro Dollani, përkthyes i njohur nga gjuha angleze është ndarë dje rreth 19.00 në një spital universitar të Washington DC (USA), ku ishte shtruar prej ditësh.Ai luftoi më shumë se 12 vjet me një sëmundje të rëndë, të cilën e përballoi falë kujdesit mjeksor në SHBA, e mbi të gjitha falë vullnetit dhe këmbënguljes që e karakterizuan gjatë gjithë jetës.

Më tej ai jep një kronologi të shkurtër mai jetën e tij : Pirro Dollani ka filluar si punëtor në disa ndërmarrje të Durrësit.

Pas përfundimit të shkollës së lartë, nisi të japë mësim lëndët e gjuhë-letërsisë në shkollat 8-vjeçare e të mesme të qytetit.U shqua si instrumentist i violinës në orkestrën sinfonike që në vitet 1960, dhe më pas në organizimin e grupeve artistike. Gjatë proçeseve demokratike punoi në seksionin e kulturës në Komitetin Ekzkutiv, e më pas si drejtor në Bibliotekën publike të qytetit. Pas vitit 1994 u zhvendos me familjen në Las Vegas, ku punoi në në Universitetin e Nevadës. Pirro Dollani ka përkthyer nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas 12 libra të autorëve të njohur shqiptarë e të huaj. Megjithë shqetësimet serioze të shëndetit, ai vinte thuajse çdo vit në qytetin e tij të lindjes.Durrësi e nderon si një nga intelektualët me kontribute të mëdha për vendin.

Portali i qytetit të tij “Durrësi Lajm” ndër të tera shkroi se : Pasioni për përkthimin si lidhje me Atdheun

Në një intervistë vite më parë Pirro Dollani ka treguar se hyri në botën e përkthimit “kur Katedra, në të cilën studioja më kërkoi të sjell në gjuhën angleze novelën”Ditë Kafenesh” (në anglisht “Coffeehouse Days”) të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare”.

Ai kujton vitin 2004, kur ky përkthim u publikua në Las Vegas sibotim mjaft luksoz me letër të prodhuar enkas për të, me kopertinë metalike. Për më tepër, të gjitha kopjetjanë me autografin e autorit Ismail Kadare.

Pirro tregon se Instituti Ndërkombëtar i Letrave në SHBA prodhoi vetëm 125 kopje dhe çmimi për një libër ishte … 780 USD.

Ismail Kadare flet per botimin special te librit “Coffeehouse Days” te perkthyer nga Pirro Dollani nga Shqipja ne Anglisht.

“Nje botues amerikan prej kohesh me kishte lajmeruar se po pergatiste nje botim te veçante te “Dite kafenesh” per koleksionistet. . . çmimi teper i shtrenjte prej gati nje mije dollaresh” (Mengjese ne Kafe Rostand)

Që nga viti 2004 kur në Durrës ushtoi për herë të parësirena e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Poeteka” Pirro Dollani ka sjellë në Shqipëri disa nga emrat më tënjohur të letrave amerikane si, shkrimtari Hart Wegner icili në 2007 referoi mbi “Yjet e zinj të Paul Celanit”; poetesha

Claudia Keelan që në Poetekën 2008 mbajtikumtesën “Kujtojmë Wallace Stevens”; apo Tom Sleigh në 2009 që referoi “Surealizmi përballëklasicizmit ose përse bëj vrima te toga ime”.

Bashkë me organizimin Pirro Dollani ka përkthyeredhe kumtesat e tyre nga anglishtja në shqip.

Një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm ai me Teatrin Kombëtar në vitin 2010, kur Dollani “bëri bashkë” regjisorin dhe aktorin hollivudian Clarence Gilliard dhe aktorin e njohur shqiptar Mirush Kabashi, bashkëregjisorë dhe intepretë kryesorë në dramën “Koleksioni i përhershëm” të Tomas Gibson, përkthyer mjeshtërisht nga durrsaku i mirë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kosovar suedi

Dy kosovarë bëhen heronj në Suedi, ia shpëtuan jetën një personi që ra në ujë

shqiptari restorant gjermani

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

policia gjermane gjermani

41-vjeçarja nga Maqedonia goditet me thikë nga burri i saj në Gjermani në sy të djalit të saj të mitur

supermarketet-800x445

Në të ardhmen, Coopi zviceran do të shesë perime nga Shqipëria

zvicer-policia

Shtetasi i Maqedonisë dëbohet nga Zvicra

INFO

NA NDIQ