Ndahet nga jeta Dibrani i mirënjohur në Amerikë, Turan Rusi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/01/2023

Nga Beqir SINA – New York

Lindi më 17 Shtator 1933, në Dibër të Madhe, ndërroi jetë më 19 janar 2023, në Staten Island – New York

Video link: https://youtu.be/xNjmUH4bCg0

Staten Island NY(21 Janar 2023) : Në moshën 90 vjeç, ndahet nga jeta në Nju Jork, veprimtari i njohur dibran Turan Rusi. Familja e tij tha se ai vdiq në paq më 19, janar 2023 , në spitalin “Staten Island University Hospital”.

Familia Rusi, bashkëshortja e Turanit, Liria, fëmijët Selim “Sal”, Ilir “Elit” dhe Arben “Benny”, kan ndarë me pikëllim të madh njoftimin e hidhët për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre më të dashur Turan Rusi.

Ai lindi më 17 Shtator 1933, ndërroi jetë më 19 janar 2023

Të dy shërbimet e ceremonisë mortore(funerali) të premten pas dite, dhe, të shtunën paradite, familjar, të afërmeve të familjes Rusi, miqëve, shokëve, bashkë/veprimtarve, humanistve të njohur, lider të komunitetit, bisnesmen e aktivist të suksesshëm erdhën të shprehnin ngushëllime, dhe, të ndani kujtimet e e tyre për kalimin në amshim të Turan Rusit, në Librin e zi, i vendosur në hyrje të Shtëpisë Funerale Koloniale, në “Hylan Bulevard” qytetin Staten Island – NY.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, miku i ngusht i familjes Rusi,(Sal Rusit) Erik Adams, erdhi privatisht me stafin e tij, në Shtëpin Funerale Koloniale, që ti shpreh ngushëllimet simbas zakoneve shqiptare, Familjes Rusi, bashkëshortes së Turanit, Liries, fëmijëve Selim “Sal”, Ilir “Elit” dhe Arben “Benny”, dhe të nëshkruhet në Librin e zi.

Lutja dhe procesi i varrimit në kompleksin “Varrezat Moraviane”, simbas përkatësisë së tij të besimit musliman në praninë e një numëri të madh shqiptarësh , nga zona e Tri-Shteshit, u mbajt të shtunën më 21 janar, duke filluar nga ora 9:00, e mëngjesit.

Ndërsa, varrimi u bë në mesdrek në varrezat Moraviane, pas shërbimit fetar të Imam Omer Parpaniku dhe tjerë Imam nga Xhamia e Staten Island, Caplan Tahir Kukaj, Imam Ferit Bedrolli e tjer .

Dreka e lamtumirës nga familja Rusi, u dha në lokalin “Nino’s” në Staten Island – NY.

Informacioni nekrologjisë :

Turan Rusi lindi në Dibër të Madhe, 17, Shtator 1933, i biri i patriotit dibran Selim Rusi. Shkollën fillore, 9 vjeçare i kreu në vendlindje në Dibër, deri sa u rrit, dhe nisi të punojë në punë të ndryshme, që të mbante familjen e tij, ku qendrojë dhe si “shtylla” kryesore e saj gjatë gjithë jetës.

Në vitin 1969 me ndihmën e një familjari të tij, Zimi (Gëzim) Langu, ai (Turani) me bashkëshorten dhe katër fëmijë,(Selim, Ilir, Floriana. dhe Beni) mbërrin në Romë – Itali duke vendosur për 9 muaj, simbas proceduarve të emigrimit në një kamp refugjatësh në periferi të Romës – Latina.

Në 1970, vjen në New York(SHBA), ku si gjithnjë dibranët e ardhur para tij e ndihmojn njeri tjetrin me stabilizimin, shtëpinë dhe punësimin e tij, në një kompani për ndërtimin e çative, nderkohe qe ai punojë per disa vjet edhe si mekanik.

Turan Rusi me punë e mundime ka realizuar së bashku më fëmijët( Selimin, Iliirin dhe Benin) ëndrrën amerikane, duke ndërtuar biznese shumëmilionëshe të cilat ka kontribuar disa her për çështjen kombëtare e kauza humanitare, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Më 1979, si rezultat i një pune të madhe së bashku me gruan Lirien, atyre kursimeve të fitimeve të tyre, ai hap edhe kompaninë e mirëmbajtjes së pullazeve në qytetin e Nju Jorkut, Brukilin, me emrin “Benjamin Roofing” kompani prestigjoze e cila është dhe sot e suksesshme me pronar dialin e e dytë të tij Ilirin.

Ilir Rusi, i cili njihet dhe și një aktivist me kontribut të math në komunitetin shqiptar, ai nga viti 1998 – 2002, për dy mandate u zgjodh dhe President I organizatës së njohur lobiste shqiptare Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan (NAAC).

Më 15 nëntor të vitit 2003 z.Turhan Rusi, dhe tre djemtë e tij, Selimi, Ilirjani dhe Beniamin dhe z.Faton Marke, ishin ata që e përuruan në Dibër të Madhe, Qendrën për Diagnostifikimin e Kancerit “FLORINA RUSI – MARKE”, me financim të drejtpërdrejtë të familjes Rusi – nga Nju Jorku në SHBA.

Klinik, e cila ka qenë vetmja e këtij lloji në Maqedonin e Veriut, dhe në Ballkan, që ofronte të gjitha shërbimet falas dhe me një aparaturë të sofistikuar e të importuara nga teknollogjia amerikane, që familja Rusi, i dërgojë nga SHBA-të.

“Qëllimi dhe misjoni i kësaj qendre shëndetësore, ngritur në qytetin Dibër e Madhe, nga Amerika, ishte t’ju ndihmote grave në zbulimin e diagnostifikimin e hershëm të kancerit në gji, gjë, që është e vetmja mundësi për mjekim të suksesshëm, në këtë qendër e cila është më e madhja dhe e vetmja në Ballkan” na tha Turan Rusi në një intervistë për gazetën tonë nga qyteti i Dibrës 10 vjet më parë.

Turan Rusi mbas vitit 1991, rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, ka pritur mjaft personalitete në shqiptare në Nju Jork, duke i shoqëruar ata në takime të rëndësishme, përfshirë këtu edhe ish Presidentin e parë të Shqipërisë demokratike, mbas rrëzimit të komunizmit, dhe liderin e opozitës së atëhershme Prof. Dr. Sali Berishën.

Ndërsa, dekadën e fundit djali i madh i Turanit, Sal Rusi, filantrop dhe biznesmen i madh, që njihet jo vetëm mesin e komunitetit shqiptar në SHBA, por edhe në qarqet më të larta në Washington,(White House, Senat e Congress) e qytetin e New York – (Mayor of New York City), dallohet për lidhjet e tij shumë të afërta me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe me ish-Kryeministrin e ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan Turhan Rusi, nga Staten Island, New York, i cili vdiq këtë javë, për t’u nderuar e kujtuar nga miku i familjes Rusi, Vehbi Bajrami, botues i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria, në New York, në këtë gazet sot(21 Janar 2023) ribotojë një pjesë nga libri “Shqiptarët e Amerikës” (autor Vehbi Bajrami), që tregon historinë e familjes Rusi në kontinetin e ri, ku me punë e mundime ata realizuan ëndrrën amerikane, duke ndërtuar biznese shumëmilionëshe që kontribuan për çështjen kombëtare e kauza humanitare.

Pjesa bazohet shkruan gazeta në një shkrim të autorit Vehbi Bajrami nga viti 2003, dhe mund të lexohet në gazetën shqiptaro amerikane Illyria në linkun e saj : http://www.illyria.com/kur-nuk-humb-shpresen-barka-e-fatit-e-gjen-limanin-e-mireqenies/

Më 27 Qershor 2022, u nderua nga Presidenti Ilir Meta me Titulliin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Përshkrimi:

“Në vlerësim të punës së tij humanitare, nismave, angazhimeve dhe kontributeve të tij në vendlindje dhe kudo në trojet shqiptare në Ballkan. Promovimin e vlerave kombëtare, kulturore dhe shkencore, ndihmën e pakursyer për edukimin e brezave të rinj shqiptarë në SHBA, si dhe integrimin e tyre profesional dhe shkencor në shoqërinë amerikane. Kontributin e dhënë për demokratizimin e Shqipërisë dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës; forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane; lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Filantropisti dhe veprimtari i njohur shqiptar Turan Rusi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pô ashtu është i dekoruar edhe nga ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale, dhe, nga ish Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”:

Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale, humanistin Turan Rusi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar në 29 vjetorin e çlirimit të Kosovës me Medaljen Presidenciale, humanistin Turan Rusi.

Ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmend që Rusi është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore.

”Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës. HTH”.

Ramush Haradinaj Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës – Prot.Nr.2815/2019 (Datë – 23 Shtator 2019)

Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” , veprimtarin e dalluar të komunitetit shqiptar në Amerikë, Turan Rusi, gjatë një ceremonie, e cila është zhvilluar në një nga mjediset e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, ku morën pjesë lider dhe veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar, nga SHBA. në viitin 2019, me motivacionin :

“Për kontributin e dhënë për të drejtat e Shqiptarëve në Ballkan, dhe forcimin e marrëdhënive bilatarale në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam nderin t’ju prezantojë simbolin e vlerësimit tonë : Medaljen “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”-

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

diaspora kroaci

Takime vëllezërore me shqiptarët e Kroacisë

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

IMG_1267

Djaloshi që la Amerikën për të veshur uniformën e policisë së Kosovës

REXHEPI

Rexhep Rexhepi,Mocarti i prodhimit të orëve zvicerane

taravari kurti

Arben Taravari dhe Kryeministri Albin Kurti vizitojnë Zvicrën

pliizzr

Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër, deklarata e fortë e koleges së tyre: Mirë ua bënë, vinë e dredhin by**ët dhe…

treni

Me tren falas për në Evropë, BE dhuron 35 mijë bileta për të rinjtë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

zvicra

Zvicra, vendi më tërheqës për të bërë biznes

INFO

NA NDIQ