Me dhimbje është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të një prej figurave më të respektuara të mjekësisë në Kumanovë, dr. Fatime Agushi Ramizi. Ajo ishte një ndër mjeket e para të qytetit dhe rrethinës, nëpër duart e së cilës kaluan për trajtim mjekësor mijëra fëmijë gjatë dekadave të shërbimit të saj.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët, duke njoftuar se dr. Fatimja u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të pasur profesionale dhe humane.
Emri i saj do të kujtohet gjithmonë me nder dhe mirënjohje nga qytetarët e Kumanovës. (INA)