Ndahet nga jeta në Nju Jork veprimtari i njohur dibran Turan Rusi

Picture of designer@fetishimedia.ch

20/01/2023

Veprimtari i njohur dibran Turan Rusi ka ndërruar jetë në Nju Jork. Lajmi është komunikuar nga të afërm të tij. Turan Rusi është babai i të biznesmenëve të suksesshëm Selim, Ilirjan dhe Beni Rusi, përcjell INA.

“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të babait të Sal, Elit, dhe Beni Rusit, Turan Rusi. Ai u nda nga jeta më 19 janar 2023. Shërbimet Funerale do të mbahen të Premten me 20 Janar nga ora 4-8PM Procesi i Namazit dhe Varrimit do të mbahet të shtunën më 21 janar, duke filluar nga ora 9AM

Të dy Shërbimet do të zhvillohen në :
Shtëpi funerale koloniale
2819 Bulevardi Hylan
Staten Island, NY 10304
Varrimi do të bëhet në varrezat Moraviane pas shërbimit
Varrezat Moraviane
2205 Rruga Richmond
Staten Island, NY 10306”, thuhet në njoftimin mortor.

Veprimtari i komunitetit Turan Rusi, një emigrant i vjetër në Amerikë, nga Dibra e Madhe, jetonte me familjen e tij mes Dibrës, Floridës dhe Nju Jorkut. Ai pak më parë nga Ish- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Familja Rusi, në emër të të cilit i pari i kësaj familje, mori edhe vitin e kaluar medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, nga ish Kryeministri i Kosovës, në largim, Ramush Haradinaj, veç motivacionit me të cilin e dekorojë Kosova, ka një kontribut të madh edhe në strehimin dhe dhënien e ndihmave në luftën e Kosovës, sidomos me të larguarit, atë kohë kur qyteti i Dibrës, u bë streha dhe ndihma e tyre. Ku për këtë shkas është vendosur edhe një pllakë mermeri në mes të qytetit, nga qytetarët e Kosovës, ku shkruhet “Qershor 1999 – Dibra ishte Kosovë dhe Kosova plagë e saj”.

Dhjetë vjet më parë familja Rusi në Nju Jork, po ashtu ka themeluar edhe Fondacionin ” Florina Rusi-Marke Foundation”. Nje Fondacion, ky, i kancerit në gji te grate, me emrin Fondacioni “Florina Rusi” , krijuar nga familja Rusi, për të nderuar kujtimin e vajzës se tyre Florinës, si një nje person me energji dhe optimizëm, por edhe për t’u ardhur në ndihmë të gjitha grave të Dibrës dhe zones për rreth në diagostimin dhe kurimin e kancerit në gji.

Familja Rusi, pas vdekjes së bijës së saj në Nju Jork, themeloi Fondacionin e Kancerit që ka për qëllim grumbullimin e fondeve për mjekimin e kancerit nga klinikat e institute. Që nga viti 2003, çdo muaj gusht, në ditëlindjen e Florinës, ky fondacion çdo vit organizon në Nju Jork, lojën e golfit, në të cilën marrin pjesë personalitete të njohura që japin donacione për klinikat që luftojnë kancerin, në SHBA, dhe Dibër të Madhe dhe zonat për rreth saj në Maqedoni. (INA)

TË FUNDIT

“BDI-ja është leksion i mësuar”

Reagime pas dorëheqjes së Damevës, Qeveria: Vendimi ishte i drejtë

Hoda dënon djegien e flamurit, thotë se s’ka menaxhim politik

Në Maqedoni janë aktivë gati 2 milionë numra të celularëve, ja sa persona shfrytëzojnë “post-pejd” e sa “pri-pejd”

Snopçe: Të harmonizohet korniza e kualifikimeve me atë evropiane

Kusherirat nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË