Ndahet nga jeta prej Covid-19, pronari i njohur i mediave shqiptare

0

Është ndarë nga jeta presidenti i televizionit ‘Fax News’, Kasem Hysenbelliu. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale nipi i tij, Fatmir Hysenbelliu. “Zemërthyer për këtë lajm! Do të kujtoj gjithmonë xhaxha”, shkruan ai.

Kasem Hysenbelli ishte i infektuar me COVID-19 dhe prej ditësh po merrte trajtimi mjekësor të specializuar në Turqi.

Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, duke bërë që të mos e fitoi dot betejën. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017, ndërsa sot është dhe 4 vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 Dhjetor të 2016-tës.

Hysenbelliu më herët ka qenë drejtor i përgjithshëm i News 24, Balkanweb dhe Gazeta shqiptare. Po ashtu, Kasem Hysenbelliu ka drejtuar dhe gazetat Panorama dhe Panorama Sport.