Ndalesë për pjesëmarrje në tenderët qeveritarë, për ata që janë në Listën e Zezë të SHBA-së?

ina-online
ina-online

17/11/2023

Autoritetet përsëri paralajmërojnë masa specifike lidhur me personat dhe kompanitë që përfunduan në të ashtuquajturën listë të zezë të SHBA-së.

Kjo listë u plotësua për herë të fundit nga Sergei dhe Irina Samsonenko, si dhe Ratka Kamçeva, për shkak të ndihmës dhe mbështetjes materiale të Orce Kamçevit, i cili më parë ishte në listë për shkak të aktiviteteve korruptive. Lista përfshin gjithashtu kompani në pronësi të Samsonenkos dhe Kamçevit. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi se kjo temë do të diskutohet edhe në qeveri.

“Unë pres të krijohet mundësi ligjore ku kompani të tilla nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në prokurimet publike, në të cilat do të paguhen paratë publike, paratë e shtetit ose persona ose kompani të veçanta”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq, tha se kritikat nga administrata amerikane duhet të pranohen me qëllimet më të mira. Ajo e transferoi topin tek autoritetet gjyqësore, dhe i urdhëroi ata që t’i parandalojnë në kohë situatat e tilla.

“Prokuroria dhe gjyqësori duhet të jenë më efikase, që në të ardhmen të mund të kryejnë më mirë proceset, jo vetëm këto, por edhe të gjithë personat e tjerë në mënyrë që të mos kemi situata të tilla”, tha Viktorija Avramovska Madiq – Zëvendësministre e Drejtësisë.

Opozita shqiptare vlerëson se situata është serioze dhe se qeveria duhet të ndërmarrë masa konkrete.

Lista e zezë përfshinte gjithashtu emrin e biznesmenit të diskutueshëm malazes Miodrag Daka Davidoviq. Në shpjegimin e tij theksohet se ka pastruar para, si dhe se është përpjekur të kontaktojë me ish-kryeministrin Zoran Zaev, gjoja duke i dhënë ryshfet ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Qëllimi i tij ishte të realizonte investimet e tij në Maqedoni.

“Unë nuk kam asnjë informacion për organizimin e ndonjë takimi midis askujt, dhe qëllimi i organeve hetimore nuk është të organizojnë takime”, theksoi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Përveç çiftit Samsonenko, nëna dhe i biri Ratka dhe Orce Kamcev. Më herët në listën e zezë u fetën edhe emrat e kushërinjve Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov, si dhe i kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

INFO

NA NDIQ