Ndalimi i qarkullimit të dinarit serb, BQK: Ka të bëjë me ruajtjen e integritetit të valutës Euro dhe sistemit financiar

INA
INA

24/01/2024

Të martën janë takuar guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili dhe ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ndërkaq kanë biseduar për Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila thekson se e vetmja valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave në Republikën e Kosovës është euro.

E lidhur me këtë, Szunyog ka kërkuar sqarime.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se me theks të veçantë, u sqaruan aspektet kryesore që trajton Rregullorja e re për Operacionet me Para të Gatshme dhe efektet e saj, avancimi i kornizës rregullative për kujdesin e duhur dhe luftimin e dukurisë së parave të falsifikuara dhe parandalimi i hyrjes së tyre në sistemin financiar, identifikimi dhe tërheqja e valutave të dyshimta nga qarkullimi, etj.

Nga përfaqësuesit e BQK-së u sqarua se sikur edhe ndryshimet tjera legjislative edhe kjo Rregullore synon adaptimin e praktikave më të mira të Bashkimit Evropian, që lidhen me ruajtjen e integritetit të valutës Euro dhe sistemit financiar, luftimin ndaj parave të falsifikuara, pastrimit të parave, financimin e terrorizmit, informalitetit, si dhe avancon mbrojtjen dhe edukimin e qytetarëve nga dukuri të tilla të rrezikshme dhe të kundërligjshme.

Meqë Rregullorja është e aplikueshme për institucionet financiare dhe përcakton kërkesat ligjore dhe teknike për operacionet me para të gatshme, si e tillë nuk trajton apo kufizon transaksionet vullnetare ndërmjet individëve apo palëve që nuk janë subjekt i rregullimit të BQK-së”, thuhet në njoftim.

Më tej u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk ndalon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK. Gjithashtu, u diskutua për mundësitë ekzistuese dhe qasjen në financa përmes kanaleve të ndryshime financiare të licencuara për operim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në linjë me këto ndryshime, u diskutua për nevojën për një komunikim sa më efektiv dhe të fokusuar lidhur me efektet e mundshme dhe kufizimet e kësaj Rregulloreje, si dhe mundësitë ekzistuese ligjore për qasje në shërbime të sigurta financiare. Për këtë, BQK-ja u zotua se do të vazhdojë me aktivitete informuese dhe sensibilizuese të përshtatshme dhe efektive për publikun.

Ndërkaq, lidhur me takimin ka shkruar edhe ambasadori i BE-së, Szunyog.

Ai në një postim në X shkruan se Szunyog e ka pyetur Ismailin për punën e zbatimit të këtij vendimi pasi që pritet të ndikojë sidomos në jetesën e qytetarëve në zonat e banuara me shumicë serbe.

Ai ka thënë se është shqetësuese që ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores.

“U takova me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili dhe diskutuam rregulloren e ndryshuar për operacionet me para të gatshme, e cila gjithashtu rregullon procesin e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera që dyshohet se janë të falsifikuara.

E pyeta edhe se si do të zbatohet pasi që pritet të ndikojë veçanërisht në jetesën e qytetarëve në zonat me shumicë serbe. Shpreha shqetësimin për faktin se ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores”, ka shkruar Szunyog.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fature-market

Shporta konsumatorë për 313 denarë më e shtrenjtë

solar rryme fotovoltaik panele

Biznesmeni maqedon dhe kosovar shitën biznesin më të madh me fotovoltaikë në Maqedoninë e Veriut

dergesat port kontejner

Dërgesat nga Aliexpress dhe kompanitë e tjera aziatike drejt Evropës do t’i paguani 400 herë më shtrenjtë, ja përse?

Lufthansa

Lufthansa sërish anulon disa fluturime

dinar srbija

​Vendimi për dinarin, shqetësime për sanksione të reja

bari delet

Mungesë të barinjëve në Maqedoni, ofrohen rroga 1 mijë euro, internet dhe cigare

lira turke

Çka po ndodhë me lirën turke

Euro metali

Disa monedha prej 2 € kanë vlerë deri në 4,000 € , ja cilat janë? (FOTO)

euro

Ky është shteti evropian ku punohet 6 orë në ditë dhe ku paga mesatare është 5300 euro

INFO

NA NDIQ