“Ndalo Eskobar, pyete Joe Bidenin se a është në rregull kërkesa jote për Kosovën”?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/02/2023

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Binak Maxharraj ka folur në lidhje me kërkesën që po i bëhet Kosovës për themelimin e Asociacionit.

Ai shton se, kjo është fatkeqësia që po e pret Kosovën.

“Kosovës po i kërkohet nga SHBA dhe Evropa që ta themelojnë Asociacionin. Pra siç thotë një analist “është për të ardhur keq që askush nuk është ne krah të Kosovës për çështjeen e Asociacionit njëetnik. Themelimi i Asociacionit është akt i kryer, akt i dhunshëm, teren i përshtatshëm për t’u kryer ndarja e Kosovës në një kohë jo të largët”, shprehet ai.

Sipas tij, është e çuditeshme logjika e insistimit për themelimin e Asociacionit.

“Është vet Serbia e cila gjatë gjithë dialogut me Kosovën e ka çështje nacionale themelimin e Asociacionit si adut i fundit që i ka mbetur. Ajo gjatë këtyre viteve të fundit nuk lë gur pa rrotullua që te arrihet deri te themelimi i Asociacionit duke e qitë në plan të parë jo pozitën e serbëve të Kosovës, por shtypjen e kësaj pakice si retorikë qindra vjeçare se gjoja ata po keqtrajtohen nga shqiptarët, që nuk është aspak e vërtet”, pohon ai.

Maxharraj thotë se, Vuçiqi si aktor i mirë i cili di të vajton, ankohet pa kurrfarë baze për zullumin që po ju bëhet serbëve të veriut nga shqiptarët.

“Për këtë ai ankohet duke qa e vuajtuar para ndërkombëtarëve e sidomos ndaj BE-së dhe SHBA-së të cilët edhe kanë nisë ti besojnë rrenave të tij. Është e pa qartë dhe e çuditeshme se si një diplomat i karrierës siç është Gabriel Escobar mund të dorëzohet aq kollaj rrenave dhe vajit të Vuçiqit që po ia shkakton Albin Kurti duke tentuar shtrirjen e sovranitetit, e beri këtë kur tha se “duhet kuptuar situatën e keqe të serbevë në veri” që solli edhe barikadimin e rrugëve për tri javë nga kriminelët, bandat e orkestruara nga vet Vuçiqi për t’i bë trysni e Kosovës për themelimin e Asociacionit”, pohon ai.

Ai shton se, së shpejti pritet të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi ku do të diskutohej krijimi i Asociacionit.

“Në fillim të vazhdimit e dialogut Kosova duhet t’i qet kushte Serbisë për ta bë të mundur vazhdimin e dialogut siç janë: kërkim falja, të pagjeturit, dhunimet, separacionet e luftës,etj. pa të cilat as nuk do të këtë marrëveshje me Serbinë. Si të bëhet marrëveshje me Serbinë e cila ka vra, pre e gri shqiptarë, ka vra nëna e gra shtatëzënë, ka vra pleq e fëmijë, ka dhunuar nënat e motrat tona dhe krime të tjera e gjenocid. Si mundet që Eskobari t’i anashkalojë këto dhe të ngulë këmbë për themelimin e Asociacionit. Ndalu Eskobar dhe pyete presidentin Joe Biden se a është në rregull krejt kjo që po e kërkon nga Kosova, që edhe njëherë të gjunjëzohemi para Serbisë vrastare e gjenocidale”, përfundon Binak Maxharraj./Bota Sot

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

INFO

NA NDIQ