Ndalohen në Bilisht 11 sirianë, kërkojnë azil në Shqipëri

0

Rreth 11 emigrantë nga Siria janë ndaluar nga policia disa km nga Kapshtica. Ata kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia, ndërsa kanë kërkuar azil politik. Aktualisht emigrantët janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

Pak ditë më parë kryeministri i Austrisë deklaroi se BE do të mbështesë Shqipërinë për të forcuar kufinjtë me qëllim parandalimin e kalimit të emigrantëve nga Greqia përmes Shqipërisë në vendet e BE.

“Më datë 10.06.2018, në afërsi të qytetit të Bilishtit, u kapën 11 shtetas të huaj imigrant të paligjshëm, M.K., H.I., B.K., B.K., M.Sh., R.Sh., A.M., M.M., F.S., M.D., dhe M.H., me shtetësi siriane. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në RSh, e u dërguan në QKP, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë”, – thuhet në njoftimin e policisë.