Ndarja e çiftit hollivudian në një album, Kanye West po shkruan këngë për Kim Kardashian

0

Lajmi se martesa e Kim Kardashian dhe Kanye West ka përfunduar pas 6 vitesh ka pushtuar mediat botërore. Çifti i famshëm hollivudian ende nuk e ka konfirmuar ndarjen, por burime të afërta janë shprehur se gjërat mes tyre kanë marrë fund. Pas divorcit, thuhet se reperi do të shpërngulet drejt Londrës. Madje përflitet se albumi i 10-të i reperit do të jetë në lidhje me ndarjen nga bashkëshortja.

Babai i katër fëmijëve thuhet se po ri-shkruan tekstet e këngëve pasi dëshiron të përfshijë referenca nga ndarja me yllin televiziv. “Albumi i ri i Kanye do të jetë në lidhje me prishjen e raportit të tij me Kim. Nuk do të ketë një deklaratë publike, por albumi do të ketë tekste rreth asaj që ka kaluar gjatë vitit të fundit”. tha një burim për gazetën “The Sun”.

Javën e kaluar u zbulua se martesa e tij me Kim ka “mbaruar” dhe ylli i TV-së së realitetit, 40 vjeç, duke folur me avokatët e divorcit.

‘Donda’ është albumi i ardhshëm nga producenti dhe reperi amerikan , i cili fillimisht ishte planifikuar të dilte në treg në 24 korrik 2020, por u shty për një datë të pacaktuar. Reperi ka treguar dhe më parë se i ka dedikuar disa këngë Kardashian mes tyre “Lost In The World” dhe “Way Too Cold”. Kjo e fundit tregon se si reperi u dashurua me Kim ndërsa ajo ishte ende e martuar me Kris Humphries.