Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar në Alsat në lidhje me raportimet për ndarje të komunave brenda Frontit Evropian dhe aludimet se Arben Taravarit i janë dhënë pesë komuna nga ana e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Sela u pyet nëse është në dijeni për një ndarje të tillë.
“Ali Ahmeti nëse ka komuna për të shkëputur majtas e djathtas është çështje e tij, por asesi nuk do të pranoj përulje apo nënçmim, shkelje në raport me ndonjë partner brenda Frontit, e aq më pak me zotin Taravari.”, theksoi Sela.
Intervista e plotë KËTU