Ndërkombëtarët i bëjnë thirrje Shkupit ta ndryshojë Kushtetutën

Picture of designer@fetishimedia.ch

25/01/2023

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut, kanë intensifikuar thirrjet drejtuar partive politike për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian.

Ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues, në të kundërtën Sofja sërish mund të bllokojë vazhdimin e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky obligim për autoritetet maqedonase parashihet me marrëveshjen mes dy vendeve që bazohet në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler, deklaroi në Gostivar se në të gjitha takimet me liderët politikë thekson rëndësinë që kanë për vendin ndryshimet kushtetuese

“Unë u them të gjithëve që takoj se kjo është e rëndësishme dhe nuk është vetëm e rëndësishme ta bëjmë këtë, por është e rëndësishme që këtë shtet ta vendosin në vendin e parë dhe jo agjendat personale përpara agjendave më të mira të këtij vendi… Kjo është ajo që bëj çdo ditë dhe vazhdoj ta bëjë këtë. Shpresoj që të zgjedhurit tuaj të bëjnë atë që unë e konsideroj më të mirën për vendin”, tha ambasadorja Aggeler.

Një gjë të tillë ajo e kishte theksuar edhe në takimin e fundit me kryetarin e Aleancës Shqiptare në opozitë, Arben Taravari, që po shqyrton mundësinë e hyrjes në Qeveri për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkohë, nga misioni i BE-së në Shkup, thanë se ndryshimet kushtetuese burojnë nga marrëveshja, për të cilën shteti është angazhuar në marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë dhe në rast se nuk miratohen këto ndryshime, mund të bllokohet edhe procesi i integrimit evropian.

“Maqedonia e Veriut tashmë ka një histori të mirë të marrëdhënieve ndëretnike dhe mendoj se do të marrë një vendim që do t’i forcojë edhe më shumë, pa prekur identitetin e këtij vendi sepse identiteti nuk humbet në rrugën drejt BE-së. Megjithatë, për shkak se kjo është pjesë e marrëveshjes së realizuar që rezultoi me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, nëse ky ndryshim nuk ndodh, procesi i negociatave do të ndalojë, dhe çfarë do të ndodhë më pas, nuk mund të themi”, thanë nga zyra e BE-së në Shkup.

Procedura për ndryshimet kushtetuese, sipas Qeverisë maqedonase, do të nisë së shpejti, fillimisht me debate ku do të përfshihen ekspertët dhe faktorët të tjerë të shoqërisë.

“Rëndësia politike është shumë më e madhe se ajo e ndryshimit të një pjese të Kushtetutës, të preambulës së saj për përfshirjen e bullgarëve në të. Vendimi për ndryshimin e Kushtetutës nënkupton vendimin për dhënien e dritës jeshile vazhdimit të bisedimeve për anëtarësim evropian”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Ndryshimet miratohen në Kuvend me dy të tretat, apo me 80 nga 120 votat e deputetëve. Por, shumica parlamentare aktualisht ka 75 vota, sikur pjesë e Qeverisë të bëhej edhe Aleanca për Shqiptarët. Domethënë mungojnë edhe pesë vota, të cilat kërkohen nga radhët e opozitës maqedonase.

Por, kryetari i VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, tha se askush nuk ka marrë mandat në zgjedhje për ndryshimin e Kushtetutës.

“Qëndrimi është se ky Parlament nuk ka mandat për ndryshimin e Kushtetutës, sepse opozita nuk ka marrë pjesë në hartimin e asaj marrëveshjeje, as nuk është pajtuar me atë marrëveshje dhe as nuk ka shkuar para qytetarëve për të premtuar se do të ketë ndryshime kushtetuese”, tha Mickoski.

Sipas tij, në zgjedhjet e fundit asnjë parti politike nuk e ka paraqitur si pjesë të programit të saj ndryshimin e Kushtetutës. Për këtë arsye Mickoski konsideron se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë që qytetarët të thonë se çfarë mendojnë dhe në cilin drejtim duhet të lëvizë Maqedonia e Veriut në periudhën e ardhshme./rel

TË FUNDIT

Prokuroria Speciale aktakuzë ndaj pronarëve të dy televizioneve të njohura në Kosovë

Tetovari viktimë e rasteve të montuara, 19 vite kërkon drejtësi

Salihu mirënjohje nga FNAI për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar

Me autobus deri në Kodrën e Diellit, në fundjavë linja do të jetë e rregullt

BDI: Veting për funksionarët për 30 vitet e fundit, VLEN përgjigjet

“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË