Nderoi Interin kampion, Ranieri nominohet nga FIFA për çmimin fair play

Claudio Ranieri është nominuar nga FIFA për çmimin Fair Play 2021. Gjithçka lidhet me gjestin që ka bërë tekniku aktual i Watford sezonin e kaluar kur ishte në stolin e Sampdorias.

Në ndeshjen ndaj Interit vetëm pak ditë pasi zikaltrit ishin shpallur zyrtarisht kampionë të Italisë për sezonin 2020-2021, Ranieri rreshtoi skuadrën e tij në momentin e hyrjes së Interit në fushë për të nderuar futbollistët dhe trajnerin Antonio Conte për arritjen që kishin realizuar.

Gjesti i Ranierit është vlerësuar jashtëzakonisht nga FIFA që e ka futur teknikun italian në listën e kandidaturave për çmimin fair-play 2021.

Top Channel