Ndërprerja e punimeve te Manastiri i Deçanit, Basha i VV-së: Hoti po i ofendon qytetarët duke e dëgjuar Vuçiqin

0

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas pezullimit të punimeve në aksin rrugor Deçan-Plavë me kërkesë të Manastirit të Deçanit.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, po i zbaton kërkesat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.“Nuk pajtohemi me pengesat që bëhen dhe kemi kërkuar shpjegim nga Hoti, pra të na tregojë që nga erdhi ky vendim. E dimë që me kërkesën e Vuçiqit ka reaguar edhe Hoti – ka qenë kërkesë direkt e presidentit serb të cilit i është përgjigjur Hoti”.

Basha në Edicionin Special në Klan Kosova, ka theksuar se lidhja e Plavës me Kosovën ka interes jetik.“Ne po kërkojmë që të ndërtojmë ura lidhëse mes njerëzve dhe jo të bëjmë probleme. Kur flasim për projektet jetike për Kosovën mendoj që duhet të kemi kompromis dhe mirëkuptim. Hoti po i ofendon qytetarët e Kosovës, pasi po bën kompromise me kushtetutën e Kosovës.“Është rrugë jetike që don të lidhë ura mes dy komunave. Hoti është në gjendje me bo kompromis për Serbinë, kurse Serbia intervenon me bo ndalesa për të penguar stabilitetin e Kosovën nga brenda”, ka thënë Basha.