Ndërpritet fjalimi i Bidenit në kishë nga thirrjet për armëpushim në Gaza (FOTO)

INA
INA

09/01/2024

Fjalimi i presidentit të SHBA-së, Joe Biden në një kishë të hënën u ndërpre nga thirrjet për armëpushim në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

“Nëse vërtet brengoseni për jetët e humbura, atëherë duhet të bëni thirrje për armëpushim në Palestinë”, bërtiti një nga protestuesit ndërsa Bideni mbante fjalim në një kishë në Charleston të Karolinës së Jugut.

Disa nga turma brohorisnin “armëpushim tani” përpara se të nxirreshin nga salla e kishës. Pasi protestuesit u larguan, ata që mbetën thërrisnin “katër vite të tjera”, duke shprehur solidaritet me Bidenin.

“Unë e kuptoj shqetësimin e tyre dhe kam punuar me qeverinë izraelite për t’i bindur ata të largohen mjaftueshëm nga Gaza”, tha Biden.

Një burim i Shtëpisë së Bardhë pretendon se Bideni, ndonëse në masë të madhe mbështet qeverinë izraelite në publik, u ka kërkuar izraelitëve në prapaskenë që të frenojnë sulmet shkatërruese, por deri më tani nuk ka arritur ta bëjë këtë në mënyrë të konsiderueshme.

Izraeli filloi sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Sulmet e lanë Rripin e Gazës në gërmadha. Rreth 60 për qind e infrastrukturës së enklavës u dëmtua ose u shkatërrua ndërsa rreth 2 milionë banorë u zhvendosën.

Të paktën 23.084 palestinezë janë vrarë dhe 58.926 janë plagosur që atëherë.

Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë sipas shifrave zyrtare.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

policia gjermane gjermani

Gjermani: 4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje

bolton

John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

gjermania-780x470

A po rikthehet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Aleksej Navalny

Disa orë para funeralit të Alexei Navalny, familja nuk kanë një makinë për të transportuar trupin

Lloyd Austin Llojd

Austin: Nëse Ukraina bie, besoj se NATO do të hyjë në luftë me Rusinë

spitali - Gaza

Masakër në Gaza, forcat izraelite vrasin mbi 100 palestinezë që prisnin ndihmat humanitare

Biden

Biden: Pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Kongresi nuk e miraton ndihmën

INFO

NA NDIQ