Ndërpritet ndeshja Aerodrom-Bashkimi, tifozët maqedonas i gjuajnë me gjësende të ndryshme lojtarët nga Kumanova

Është ndërprerë ndeshja e javës së 15-të në Ligën e Tretë-Veri, mes Aerodrom nga Shkupi dhe Bashkimit nga Kumanova, pranë rezultatit 2-1 për vendësit. 20 minuta para fundit të lojës, raporton Open-TV.

Sulmi ndaj futbollistëve të Bashkimit nga Kumanova ka nisur kur tifozë maqedonas kanë gjuajtur me gjësende të forta në drejtim të futbollistëve mysafirë. Kjo solli edhe ndërprerjen e ndeshjes.

“Ndeshja u ndërpre diku aty rreth minutës së 70 pranë rezulatit 2-1 për vendësit. Tifoz maqedonas erdhën te stadiumi dhe filluan të gjuajnë në drejtim të lojtarëve tanë dhe ndeshja u ndëpre”, tha për Open-TV, trajneri i Bashkimit, Muhamer Rustemi për Open-TV.