Ka dështuar konstituimi i Kuvendit. Paraprakisht nuk ka kaluar raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerjen e seancës, pasi tha se s’ka shumicë për vijim të saj.
Dehari theksoi se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.
“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, deklaroi Dehari.
Ai ka njoftuar se “detyrohemi të ndërpresim seancën dhe me letër t’i kërkojmë presidentes se si të veprojmë në të ardhmen”.