Ndërpritet vendimi për eksport të kufizuar të grurit dhe miellit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi Vendim për ndërprerjen e vlefshmërisë së vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara, të cilat i referoheshin grurit, miellit të grurit dhe farave të lulediellit.

Vendimi është marrë me propozim të Ministrisë së Ekonomisë.

Vendimi për kufizimin e eksportit të grurit dhe miellit është marrë në korrik të këtij viti me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendor dhe ruajtjen e ofertës në tregun vendor për të shmangur rritjen e çmimeve.(INA)