Ndërroi jetë 7 vjecari nga Miratoca e Preshevës

0

Ka ndërruar jetë nxënësi i klasës së parë, Amar Agushi pranë Shkollës Fillore Abdulla Krashnica në Miratoc.

Në njoftimin zyrtarë të shkollës thuhet. Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë nxënësi i klasës së parë, Amar Agushi.

Patëm rastin ta kemi vetëm pak kohë në shkollë, por ai do të mbahet mend gjithmonë për dashurinë që i dha shokëve, mësuesit të parë, kolektivit të shkollës.

Ne i shprehim ngushllimet më të sinqerta familjes, duke ngushlluar gjithashtu edhe veten se Amarin e deshti më shume Zoti, prandaj e mori atë. Zoti e shpërbleftë me xhenet thuhet kështu në njoftimin e drejtorisë së Shkollës fillore Abdulla Krashnica në Miratoc/presheva.com/