Ndërroi jetë Age Bojaxhiu, mbesa e vetme e Nënë Terezës

Dom Lush Gjergji

Me 15 nëntor 2021 rreth mesnatës ndërroi jetë, kaloi në amshim, apo siç thoshte Shën Nëna Tereze “u kthye në Shtëpinë e Atit”, Age lind. Bojaxhiu, bija e Lazër dhe Maria Bojaxhiut, mbesa e vetme e Nënës Tereze.

Atë e kam njohur qysh nga viti 1979, marrja e Shpërblimit Nobel për Paqe dhe kam pasur një bashkëpunim dhe miqësi të jashtëzakonshme dhe frytdhënëse.

Nëpërmjet saj në këtë interviste mund ta njohim më për së afërmi tashmë të ndjerën Age Bojaxhiu, si dhe lindhjen, përjetimet, vlerësimin e saj mbi Nënën Tereze.

Ja edhe vlerësimi i Massimiliano Guttadauro, biri i Age Boajxhiut, ndër të tjera më shkruan mbrëmë kështu: “Nëna ime kishte bukurinë dhe tërheqjen e familjes Bojaxhiu, një tërheqje – simpati që e akumulonte si Gonxhja dhe Lazri. Ishte një grua që iu ka kushtuar në tërësi familjes, por pa i lënë anësh edhe shumë interesime kulturore, si kinema, letërsia… Ishte poliglote, si babai i saj dhe si Nëna Tereze. Një grua me aftësi të mëdha për dashuri. Gjithmonë e vendosur, por edhe e vërtetë.”