Ndërroi jetë avokati i parë shqiptar në Kumanovë

0

Gjykatësi i njohur në pension, Selvet Ismani sot ndërroi jetë pas një sëmundje. Ai në fund të karrierës profesionale ishte edhe kryetari i parë shqiptar i Gjykatës Themelore të Kumanovës, ndërsa njihet si avokati i parë shqiptar në Kumanovë.

Familja e tij sot dha lajmin për vdekjen e tij, duke bërë të ditur se ai u nda nga jeta në Spitalin e Shkupit pas një sëmundje të rëndë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën ora 13:00, në varrezat e qytetit.