Ndërroi jetë gazetari Isuf Kadriu, zv/kryeredaktori i TV ALSAT

Picture of ina-online
ina-online

23/06/2024

Lajm i trishtë! Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, kolegu ynë, zëvendëskryeredaktori i televizionit ALSAT.

Ngushëllime familjes së tij dhe kolegëve të gazetarit Kadriu, i cili do të mbahet mend si një njeri profesionist në punën e tij dhe me shumë vlera njerëzore.

Isuf Kadriu ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare pas një sulmi kardiak në qytetin turistik Shëngjin të Shqipërisë, ku ishte për pushime me familjen e tij. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut.

Që nga viti 2008 ka qenë zëvendëskryeredaktor i Televizionit ALSAT, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e organizimit dhe mbarëvajtjes së punës në programin informativ të televizionit.

Gjatë punës së tij shquhej për përkushtim të madh profesional dhe për kolegialitet në punë.

Karriera në gazetari e Isuf Kadriut fillon në vitin 1998 në Televizionin ERA, ndërsa që na viti 1999 në Programin në Gjuhën Shqipe të Televizionit të Maqedonisë së Veriut, në të cilin punoi si redaktor i lajmeve deri në vitin 2008, përfshirë edhe periudhën sensitive të konfliktit të vitit 2001, gjatës së cilës me përkushtim të pashoq, duke mos kursyer asgjë në aspektin profesional për të kontribuar për informimin e drejtë dhe objektiv të opinionit publik lidhur me zhvillimet në terren, ndërsa shpesh edhe vetë duke qenë në rolin e reporterit të luftës në zonat e përballjeve mes forcave policore ushtarake dhe ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Paralelisht me angazhimet në mediat e vendit, edhe atë në pozicione pune me përgjegjësi, Kadriu që nga viti 2001 dhe në vazhdimësi ka qenë korrespondent i përhershëm i Radios Evropa e Lirë nga Shkupi, prej ku ka raportuar për zhvillimet politike, ekonomike, kulturore e ngjarje tjera që kanë ndodhur në Shkup e në vend.

Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike. Lavdi për kolegun Isuf Kadriu!/Alsat

TË FUNDIT
1 orë
Pritjet kufitare, ja sa po pritet në Tabanoc dhe Bogorodicë
1 orë
Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë
3 orë
Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius
14 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
17 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

ME TE LEXUARA

18 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
1 ditë
Mickoski: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë me dy kahje, pyetja e vërtetë është pse Greqia nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës
17 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
23 orë
Memedi: Janë ndërmarrë masat për rastin e foshnjes 4 muajshe, do ketë përgjegjësi
14 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
21 orë
Fari Hiseni nga LD: BDI në foltore e paraqet veten si shqiponjë, ndërsa në negociata bëhet një kanarinë

LEXO MË SHUMË

Tabanoc kufi

Pritjet kufitare, ja sa po pritet në Tabanoc dhe Bogorodicë

BDI Ali Ahmeti

Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë

moti Vapa nxehti temperaturat

Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

bilall kasami

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

INFO

NA NDIQ