Ndërroi jetë imami i njohur në Shkup (FOTO)

0

Sot në fshatin Hasanbeg të Shkupit ka ndërruar jetë imami Atulla Aliu. Ai ishte një imam dhe teolog i respektuar dhe me përplotë dije, i cili me dekada i ka shërbyer besimtarëve të Shkupit. Imami Atulla Aliu ishte edhe kusheri i ish komandantit të UÇK-së, Harun Aliu.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë kumtuar familjarët e afërt, duke njoftuar se varrimi do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi.

Sot, para namazit të xhumasë, pas një sulmi në zemër, Baba Hoxh hfz. Ataullah Aliu ia dorëzoi shpirtin Krijuesit, i kënaqur me kaderin e Zotit dhe me vendimin hyjnor.

Namazi i xhenazes do të falet të shtunën (19 shtator) në drekë te xhamia e vjetër e Hasanbegut, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezën e Kamenikut.

Lutuni për shpirtin e tij!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.(INA)