Ndërroi jetë Jahi Aliu, presidenti i agjencisë turistike “Rinia Reisen”

0

Pronari i kompanisë së mirënjohur të fluturimeve “Rinia Reisen”, Jahi Jahiu u nda nga kjo jetë pas një sëmundje të rëndë. Sipas njoftimeve të familjarëve, Jahiu ka ndërruar jetë ditën e diel në Cyrih të Zvicrës.

Një mesazh mallëngjues dhe plotë dhimbje  e përcjell gazetari i mirënjohur, Dashnim Hebibi, i cili ka përshkruar veprimtarinë humane dhe kombëtare të Jahi Aliut.

“Aty rreth ores 22.30, mora nje lajm te idhet, shume te idhet, mu duke, se plasi qielli, paska nderruar jete, Daja Jahi, perndryshe, veprimtari, bemiresi i mirenjohur, nje personalitet, qe shume ka dhene per kulturen shqiptare ne diaspore e me gjere. Ishte president i agjencise turistike Rinia Reisen, qe para disa viteve, ishte perplot e perplot hallexhinje, kurre dera e tij seshte mbyllur. Ishte i pari qe kontribuoi, apo deshti te bej, qe te kemi nje televizion ne diaspore. Po shume njerezve ju ke ndihmuar o daj. Ishte me zemer te madhe, ishte bujare, ishte i zeshem per te miren e kombit dhe kontribues me vepra. E vertete, se nuk te kam takuar moti, nuk e pasna ditur se nuk paske qene mire me shendet. Ti ishe simbol e do te mbetesh i bemiresise. Linde ne Llojan te Kumanoves, jetove ne Presheve, punove per Dardani dhe paske mbylle syte ne Zvicer, ne kete shtet, qe shume ke kontribu dhe e ke cmuar. O daja Jahi, dy libra edhe mua mi ke sponzorizu. Kurre nuk e harroj, kur erdha te zyrja jote ne mes te Cyrihut, ishte plot me njerez e veprimtare, ti modes, ne njerin krahe kishe djalin Blerimin dhe ne krahun tjeter Burimin, qe punonin ne zyre duke i sherbyer mergates sone. Kur pate nderruar jete, daja Bexhet Sallahu, shume u pate merzitur, sepse me ate ke punuar shume dhe me pate thene, mu tha krahu. O daj, sonte jam larg Zvicres, erdha kendej ne Kroaci, erdha si me zemer te thyer, sikur ta dija se do te mar ndoj lajm te idhet. Aiiii, daj! Nuk do te jem, qe ta them lamtumiren e fundit. E di, se me ke dashur, shume here me pate ftuar per moderim ne disa mbremje kulturore, qe organizoje ne Zvicer. Nje eshte e sigurt, se mungesen tende do ta ndjej gjithmone dhe kurre nuk do te harroj. I lumi ti per ate zemer qe e ke pas. I urte, bemires, patriot. Drite befte shpirti jot atje ne Parajse e une do te lutem sonte per Ty, do te flas me Ty, do te kem ne shpirt ne ate vend qe te kam pasur, ne vendin e zgjedhur, ne shtate katet e shpirtit tim, aty ku i kam me te dashurit. I perjetshem kujtimi! Padyshim, se trupi po mundohet ti perballoj kesaj dhimbjeje, por nje freski po me vije, duke e ditur, se do te jetosh perjetesisht te ata qe dijne e kane ditur dhe jane me te drejten, paqen e bemiresine. Ngushlloj djemte, vajzen, familjen e ngushte,te gjithe ata, qe e kane njohur! U shua edhe nje yll, qe bente drite gjithmone! Drite ishe e do te mbetesh. Qofte banore i parajses ne perjetesi!”, ka shkruar publicisti Luginas Dashnim Hebibi.(INA)