Ndërroi jetë pacienti i parë me fibrozë cistike në Maqedoni

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/02/2023

Ka ndërruar jetë pacienti që ishte në gjendjen më të rëndë me sëmundjen fibrozë cistike, Bllagojçe Ilievski. Këtë lajm për “Faktor” e ka konfirmuar Shoqata për fibrozë cistike.

Ilievski më herët në një intervistë kishte deklaruar se shpreson që do të jetë në mesin e tetë pacientëve të parë që do ta merr ilaçin kundër kësaj sëmundje të rrallë.

“Besoj se jam në atë grup prej tetë pacientësh që janë në gjendjen më të rëndë shëndetësore dhe do të ishim të parët që do ta merrnim, por arsyetimi se procedura do të zgjasë deri sa të bëhet prokurimi, disi na dekurajoi. Që nga hera e fundit që folëm, që ishte në fund të nëntorit, u shtrova sërish në spital. Edhe 12 ditë në Klinikën e Pulmologjisë pastrojnë mushkëritë deri në sekrecione, por më besoni nuk po më përmirësohet gjendja dhe tani më dëgjoni mezi po marr frymë. Më mbetet vetëm të shpresoj se do ta marrë terapinë me “Trikaftën”, këto ishin fjalët e fundit të Ilievskit.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, ditë më parë deklaroi se ilaçi “Trikafta” do të sigurohet fillimisht për 8 pacientë me fibrozë cistike, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ministri Sali nuk potencoi se kur saktë mund të arrijë ilaçi por tha se ata do të bëjnë ç’mos që ilaçi të vijë sa më parë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

qeveria-serbe-vucic

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

zjarr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

INFO

NA NDIQ