Ndërroi jetë profesori kumanovar, Visar Limani

Picture of Ina Online
Ina Online

01/07/2025

Profesori kumanovar, Visar Limani sot papritmas ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga familjar të tij.

Visari ishte profesor i historisë në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, i cili pas diplomimit për histori në Universitetin e Tiranës në vitin 1998, për dekadat në vazhdim ishte mësimdhënës i historisë në Kumanovë.

“Me dhembje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut tonë të nderuar, profesor Visar Limani – një personalitet i shquar në arsimin tonë dhe një udhërrëfyes i palodhur për breza të tërë nxënësish.

Si profesor i historisë në gjimnaz, ai jo vetëm që dha dije me pasion dhe përkushtim, por edhe frymëzoi me shembullin e tij të ndershmërisë, urtësisë dhe dashurisë për mësimdhënien. Humbja e tij lë një boshllëk të madh në mesin tonë dhe në jetën e shumë nxënësve që patën fatin të mësojnë prej tij. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, kolegëve, nxënësve dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen për këtë humbje të pazëvendësueshme”, thuhet në mesazhin ngushëllues të gjimnazit të Kumanovës. (INA)

TË FUNDIT

Aliu: Abetarja e Përbashkët Kombëtare futet për herë të parë në arsimin shqip në RMV

Bastisje në dy lokacione në Shkup!

ASH-Taravari: Ligji i ri për bixhozin është mashtrim – nuk ndalon, por e kthen në monopol shtetëror

Gashi për “Fokus”: Është koha të ndalen përçarjet dhe të hapet tema e bashkimit!

Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë

Mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë, shkak zjarri masiv

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË